25 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajmeReshje shiu, erë dhe bubullima sërish në Tetovë

Reshje shiu, erë dhe bubullima sërish në Tetovë

Paqëndrueshmëria meteorologjike sërish në Tetovë vonë pasdite ka rezultuar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Kështu ka qenë për rreth një orë. Për momentin nuk ka informacione për dëmtime dhe probleme të reja.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike publikoi pamje radare të lëvizjes së një mase ajrore të paqëndrueshme me të cilën paralajmëroi për një situatë të tillë.

“Sipas pamjeve të radarëve dhe lëvizjes së masës së paqëndrueshme ajrore, Tetova dhe rajoni i Tetovës pritej të preken nga stuhi me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe shfaqje të mundshme të breshërit. Përveç Tetovës, e cila paraprakisht ishte përfshirë nga stuhia, moti jostabil është edhe në rajonin e Ohrit, Velesit dhe në pjesën veriperëndimore të Luginës së Shkupit, informojnë nga DPHM-ja, ndërsa transmeton edhe Qendra për Menaxhim me Kriza.

Të dielën, për shkak të një stuhie të ngjashme afërsisht në të njëjtën kohë me ditën e sotme, u përmbytën oborre, shtëpi, rrugë dhe sipërfaqe bujqësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments