14 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReshje shiu dhe stuhi në Tiranë, përmbyten disa rrugë në kryeqytet

Reshje shiu dhe stuhi në Tiranë, përmbyten disa rrugë në kryeqytet

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu të shoqëruara me stuhi pasditen e ditës së sotme.

Si pasojë e reshjeve disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit si Rruga e Barrikadave, Rruga e Elbasanit dhe ‘9 katëshet’ janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve.

Moti i paqendrueshëm ka larguar pushuesit edhe nga plazhet e Vlorës. Kjo ka sjellë edhe më shumë trafik në lëvizjen e automjeteve.

Moti i keq solli dhe rrëshkitjen e një masivi dheu në një fshat të Korçës ku rrezikohet një urë që lidh banorët e fshatit me qytetin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments