3.9 C
Tetovo
E shtunë, 31 Janar, 2026
BallinaLajmeReshje rekord të borës në Moskë, “paralizohet” kryeqytetit rus

Reshje rekord të borës në Moskë, “paralizohet” kryeqytetit rus

Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, gjatë këtij muaji është regjistruar reshja më e fuqishme e borës e dy shekujve të fundit, sipas meteorologëve të Universitetit Shtetëror të Moskës. Siç u bë e ditur javën e kaluar, matjet tregojnë se muaji janar ishte jo vetëm jashtëzakonisht i ftohtë, por edhe i pazakontë për sasinë e lartë të reshjeve të dëborës.

Pamje nga metropoli me rreth 13 milionë banorë tregojnë qytetarë që hasin vështirësi në lëvizjen në rrugët e qendrës, të mbuluara nga një shtresë e trashë bore. Ndërkohë, trenat periferikë në zonën e Moskës kanë pësuar vonesa ditët e fundit, ndërsa pasditen e së enjtes u regjistruan bllokime të mëdha trafiku, me automjete të mbetura të paralizuara për orë të tëra.Sipas një njoftimi të universitetit në rrjetet sociale, deri më 29 janar Observatori Meteorologjik kishte regjistruar rreth 92 milimetra reshje, shifra më e lartë e shënuar në 203 vitet e fundit. Në disa zona të kryeqytetit rus, trashësia e borës së grumbulluar ka arritur deri në 60 centimetra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments