Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë ka reaguar pasi Kuvendi i Republikës Srpska miratoi një vendim antikushtetues për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e gjykatës dhe KQZ-së kundër Millorad Dodikut, me të cilin iu hoq mandati i presidentit të RS-së.Vendimi i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në çështjen kundër Milorad Dodikut është përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe duhet respektuar. Nënshtrimi i një vendimi gjyqësor në votim publik është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e organeve gjyqësore”, thuhet në reagim.
BE theksoi gjithashtu se pret që autoritetet e RS-së të përmbahen nga provokimi i mëtejshëm i krizave dhe destabilizimit, si dhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e BiH-së.
“Ne presim që autoritetet e RS-së të qetësojnë situatën dhe të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues dhe ligjor të BiH-së”, deklaroi Delegacioni i BE-së.Referendumi do të mbahet, sipas vendimit të miratuar, më 25 tetor të këtij viti. Miratimi i këtij vendimi për referendumin bie ndesh me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, e cila nuk parashikon mundësinë që entitetet të shpallin në mënyrë të pavarur referendume mbi vendimet e institucioneve shtetërore.