9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeREL / Therje me thikë në veri, Sveçla thotë se dorasi është...

REL / Therje me thikë në veri, Sveçla thotë se dorasi është pjesë e strukturave paralele serbe

Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e 2 marsit në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – ku dy qytetarë të nacionalitetit serbë kanë mbetur të plagosur, dhe të dy ndodhen në Qendrën Spitalore në veri, njëri në gjendje më të rëndë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti. Ai tha se dorasi ka ikur, por që sipas tij, PK-ja ka informacione për të dhe tashmë është në proces të kërkimit të tij.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili shkroi në rrjetin social Facebook se për këtë është njoftuar nga Policia, tha se “njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i nacionalitetit serb, është pjestar i strukturave paralele kriminale të Serbisë”.”Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, shkroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments