10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeREL / Blerim Bexheti thotë se autoritetet duhet të dinë se ku...

REL / Blerim Bexheti thotë se autoritetet duhet të dinë se ku është Artan Grubi

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i pyetur nëse ka kontaktuar me Artan Grubin, sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti shkurt është përgjigjur – jo. I pyetur nëse e dinte se ku ishte, ai tha se nuk kishte asnjë komunikim as para as pas arratisjes.Nuk është vetëm qëndrimi im personal, por edhe i partisë që kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi para autoriteteve. Kjo është përgjigja e sekretarit organizativ të BDI-së, Blerim Bexheti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë – tre muaj pas arratisjes së ish-zyrtarit të lartë të BDI-së, Artan Grubi – se a beson se Grubi është dashur të arratiset.Por, duke qenë se zotëria në fjalë nuk është më pjesë e strukturave dhe partisë, kjo tashmë është çështje e tij personale” ka thënë Bexheti.
I pyetur nëse ka kontaktuar me të, Bexheti është përgjigjur shkurt – jo. I pyetur nëse e dinte se ku ishte, ai tha se nuk kishte asnjë komunikim as para as pas arratisjes.

“Realisht, autoritetet kompetente duhet ta dinë këtë shtoi Bexheti.
Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i parë nga radhët e BDI-së, pas futjes në “listën e zezë” amerikane në dhjetor të vitit të kaluar, kishte njoftuar se po tërhiqej nga jeta publike, duke thënë se ishte “i pastër si loti” dhe se një vendim të tillë e kishte marrë për paqen e familjes dhe ruajtjen e integritetit personal.

Menjëherë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai u largua nga vendi pasi institucionet vendase shtuan aktivitetin e tyre, duke rezultuar në hapjen e një hetimi për çështjen “Lotaria”.

Grubi është larguar nga vendi përmes pikës kufitare “Dolno Bllacë” në kufirin Maqedoni-Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments