Kur Armenia njoftoi më 21 qershor se e njohu zyrtarisht shtetin palestinez, u thirr në “situatën katastrofike humanitare në Gazë dhe konfliktin e vazhdueshëm ushtarak” atje. Por, parallogaritë e Jerevanit filluan shumë kohë para luftës së tanishme në Gazë dhe kanë më pak të bëjnë me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe më shumë me çështjet në Kaukaz.
Izraeli ka kohë të gjatë që është aleat i armikut të Armenisë, Azerbajxhanit.
Izraeli ia ka mbushur arkat e Bakusë duke blerë naftë në Azerbajxhan, ndërsa armët izraelite kanë qenë vendimtare në përpjekjet e Azerbajxhanit, mes viteve 2020 dhe 2023, për ta rimarrë në kontroll territorin që e kishte humbur nga forcat armene në vitet ’90.
Tani që Izraeli përballet me izolim më të madh ndërkombëtar si pasojë e luftës në Gazë, Jerevani shfrytëzoi mundësinë për ta bërë një goditje hakmarrëse.
Vetë politika e Izraelit ka faj për ndryshimin e qëndrimit të Armenisë në qëndrim më në favor të palestinezëve”, tha Richard Giragosian, drejtor i Qendrës për Studime Fetare me bazë në Jerevan.
“Dhe, kjo falë mbështetjes së paparë të Izraelit për Azerbajxhanin, e cila vetëm sa e ka forcuar dhe rritur varësinë e Azerbajxhanit në përdorimin e forcës së armës kundër Armenisë dhe Nagorno-Karabakut”, shtoi ai, duke iu referuar territorit që është në zemër të konfliktit mes armenëve dhe azerbajxhanasve.
“Armiku i armikut tim”
Në pikëpamjet e Bakusë dhe Jerevanit, konflikti izraelito-palestinez për kohë të gjatë është pasqyruar në luftërat në Kaukaz.
Pas rënie së Bashkimit Sovjetik, Azerbajxhani dhe Izraeli nisën shpejt ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta mbi parimin “armiku i armikut tim” – në këtë rast, Irani – “është miku im”. Bakuja i druhet ndikimit të mundshëm të Iranit në popullsinë e saj shumicë shiite, derisa Tehrani i druhet ndikimit të mundshëm të Azerbajxhanit në popullsinë e madhe azerbajxhanase në veri të Iranit.
“Sikurse Izraeli, edhe Azerbajxhani e sheh Iranin jo vetëm si kërcënim të madh të sigurisë, por madje si kërcënim ndaj ekzistencës së tij, dhe bashkëpunimi mes dy vendeve rrjedh nga kjo pikëpamje e përbashkët”, shkruhej në një kabllogram diplomatik nga Ambasada amerikane në Baku, që rrodhi më 2009.
Megjithatë, fillimisht marrëdhëniet mes tyre ishin kryesisht modeste: kabllogrami amerikan e citoi presidentin azerbajxhanas duke i krahasuar ato me “një ajsberg, nëntë të dhjetat e të cilit ndodhen nën sipërfaqe”.
Azerbajxhani nuk hapi madje as ambasadë në Izrael, i vëmendshëm nga reagimi i shteteve arabe, mbështetjen e të cilave Bakuja e kërkonte në luftën e tij me Azerbajxhanin.
Por, ato marrëdhëniet i helmuan lidhjet Izrael-Armeni. Izraeli vazhdimisht ka refuzuar ta cilësojë si gjenocid vrasjen masive të armenëve nga Perandoria Osmane, për shkak të respektit për partnerët e azerbajxhanas (dhe me shpresë se do t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Turqinë).
Për armenët, kjo ishte hipokrizi nga një shtet i themeluar pas Holokaustit. Në votimet në Kombet e Bashkuara për Izraelin dhe palestinezët, Armenia vazhdimisht ka votuar për palën palestineze.
Por, Armenia nuk e kishte njohur asnjëherë një shtet palestinez, si pasojë e politikës së Jerevanit për të mos e njohur Nagorno-Karabakun, shtetin de fakto të themeluar nga armenët etnikë pas luftës së parë në Karabak në vitet e ’90-ta, derisa vazhdonin bisedimet me Azerbajxhanin për territorin.
Njohja formale e Karabakut nga Armenia do të shihej nga azerbajxhanasit dhe të tjerët si braktisje efektive e bisedimeve.
Ajsbergu del në sipërfaqe
Me kalimin e kohës, marrëdhëniet mes Izraelit dhe Azerbajxhanit filluan të dalin në sipërfaqe.
Azerbajxhani filloi të varet çdo herë e më shumë nga armët izraelite. Periudhën mes viteve 2018 dhe 2022, Izraeli eksportoi më shumë se 9 për qind armë në Azerbajxhan. Vetëm India importoi më shumë nga Izraeli se Azerbajxhani.
Armët izraelite, në veçanti dronët, luajtën rol vendimtar në fitoren e Azerbajxhanit më 2020 në Luftën e Dytë të Karabakut.
Lufta e rriti bashkëpunimin e Azerbajxhanit me Izraelin dhe e largoi Armeninë me Izraelin. Armenia është afruar me Iranin, i cili i ka ofruar garanci të sigurisë (ani pse të paqarta) Armenisë kundër një sulmi të mundshëm nga Azerbajxhani.
Zemërimi i armenëve me Izraelin është rritur. Sinagoga e vetme e Jerevanit u sulmua katër herë prej tetorit 2023, më së voni në qershor. Zyrtarët izraelitë kanë thënë se sulmet janë pasojë e marrëveshjeve të vendimit me Azerbajxhanit për armët.
Kur Armenia njoftoi më 21 qershor se e njohu zyrtarisht shtetin palestinez, u thirr në “situatën katastrofike humanitare në Gazë dhe konfliktin e vazhdueshëm ushtarak” atje.
Lufta gjithashtu e nxiti kryeministrin armen, Nikol Pashinian, ta pranojë formalisht se Nagorno-Karabak është terror azerbajxhanas, duke e shmangur parimin e mëparshëm për mosnjohjen e territoreve kundërthënëse.
Në njëfarë mënyre, vendimi i Armenisë nënkupton se ajo po u bashkohet më shumë se 140 vendeve që tashmë e kanë njohur shtetin palestinez, përfshirë të gjithë fqinjëve të vet dhe shumicës së ish-republikave sovjetike.
Përgjigja e Azerbajxhanit
Vendimi i Armenisë për njohjen e shtetit palestinez e ka vënë në vështirësi Azerbajxhanin.
Si rrallë herë, Turqia e lavdëroi Jerevanin për këtë vendim. Turqia është njëra prej mbështetësve më të mëdha të palestinezëve dhe aleatja më e ngushtë e Azerbajxhanit. Njohja nga Jerevani gjithashtu vuri në pah se si Palestina është bërë faktor në marrëdhëniet Azerbajxhan-Turqi.
Protestues propalestinezë në Turqi e kanë sulmuar zyrën e kompanisë shtetërore azerbajxhanase të naftës, SOCAR. Gjatë një takimi së voni mes liderëve të dy vendeve, Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se ai kishte diskutuar me Aliyev për “agresionin e Izraelit në Gazë”.
Azerbajxhani në njoftimin e vet për takimin e njëjtë qartazi nuk e përmendi Lindjen e Mesme.
Përgjigja e Bakusë zyrtare dhe mediave proqeveritar ndaj vendimit të Armenisë për ta njohur shtetin palestinez ka qenë e goxha e heshtur. “Në përgjithësi, Azerbajxhani e gjeti veten në një pozitë goxha të rrezikshme” për t’i ruajtur marrëdhëniet e ngushta me Izraelin, njëkohësisht duke tentuar të merret me kritikat globale kundër ofensivës së Izraelit në Gazë, tha Shujaat Ahmadzada, një analist i pavarur me bazë në Baku.
Ofensiva e Izraelit në Gazë duket se i ka nxitur azerbajxhanasit të ndryshojnë qëndrim, duke treguar më shumë simpati për palestinezët, tha ai.
Derisa nuk ka të dhëna për këtë, “unë personalisht jam dëshmitar se si njerëzit pro-Izraelit në Azerbajxhan zakonisht janë kthyer kundër Izraelit në muajt e fundit”.
“Zor që dikush e mbështet haptazi Izraelin tani”.
Në këtë mjedis të ndjeshëm, “mendoj se strategjia më e mirë që ata [autoritetet azerbajxhanase] mund ta përdorin është të heshtin dhe ta shmangin vëmendjen”, tha Ahmadzada.