7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRektori i UNT-së, Izet Zeqiri vjen me ekspozitën “Nënë Tereza nga...

Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri vjen me ekspozitën “Nënë Tereza nga Shkupi në Kalkutë”

Izet Zeqiri, profesori i mirënjohur i ekonomisë, por me shpirtin e madh të artistit pas një përkushtimi të madh finalizoi punimet artistike kushtuar  humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Terezë.

Ekspozita u hap dje në kampusin e këtij universiteti.

Kjo ishte ekspozita e tretë e titulluar “Nënë Tereza nga Shkupi në Kalkutë” përmes së cilës profesori dhe rektori i UNT-së, Izet Zeqiri me mjeshtri impresionuese punoi veprat shumëdimensionale me profilin e humanistes shqiptare, përcjell INA.

Profesori Zeqiri thotë se përpos lëmisë së tij profesionale të ekonomisë, ai është i mishëruar edhe me botën e artit. I janë dashur tetë muaj për të sjellë para publikut këto vepra impresionuese me koloritet gurëzore.

“Sot veprat për Nënë Terezën në Universitetin tonë janë një vyrtyt i pa zakonshëm për mua. Ashtu sic Gonxhe, uroj të vazhdojmë të bëjmë gjëra të vogla, por me dëshirë dhe dashuri të madhe”, theksoi rektori me shpirtin e madh të arstistit, Izet Zeqiri.

Ekspozita e hapur ditën e enjte do të vazhdoj të jetë e hapur në ambientet e UNT-së në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments