Sot më 03.09.2023 Reisul Ulema shaqir FETAHU ,priti Prof Dr. Ali Pajazitin, ligjërues në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë dhe sociolog i mirënjohur në trevat shqiptare dhe më gjërë.
Reisul Ulema falënderoi për vizitën e tij shumë të rëndësishme si dhe veprën e tij më të re me titull ” Sociologjia e Islamit”, vepër kjo unikate në sferën shkencore dhe në sferën e literaturës shqiptare, në tre volume. Njëherit e falënderoi shumë që një kopje ia dhuroi në shenjë respekti dhe se e konsideroi një dhuratë shumë të shtrenjtë. Biseduan edhe për një promovim të nivelit të lartë.
Ngritja e tij shkencore si dhe shkrimet e tij të shumta lënë gjurmë të pashlyera në vet Univetsitetin ku vepron dhe më gjërë dhe tashmë konsiderohet si një ndër sociologët e mirënjohur në këtë nënqiell. Për BFI është kenaqësi edhe si medresant i saj.
Prof Dr. Ali Pajaziti poashtu i falënderoi Reisul Ulemasë për pritjen që ia bëri dhe biseduan gjërë e gjatë për rrjedhat e mendimit shkencor, në veçanti rolin e mendimit Islam në Ballkan dhe në botën bashkëkohore.
Reisul Ulema i dhuroi botimin shumë të rëndësishëm të autorit Shaban Ramani me titull “Botimet islame në gjuhën shqipe deri më 2020”.
Reisul Ulemasë në pritje të profesorit iu bashkangjitën edhe Dr. Selver Xhemaili dhe Mr. Femi Ebibi.