Gjithsej 53.201 qytetarë që jetojnë në vendin tonë, përveç asaj maqedonase, kanë edhe shtetësi të një shteti tjetër, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Shumica prej tyre, 19.645 shtetas, përveç maqedonase, kanë edhe shtetësi bullgare, pasuar nga 10.909 me shtetësi serbe, 3.819 me kroate, 2.393 me shtetësi kosovare dhe 2.164 me shtetësi shqiptare. Regjistrimi i fundit tregoi se kjo është rreth tre për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente në Maqedoni, numri i të cilëve është 1.778.725 banorë.
Sipas përkatësisë etnike, shumica e qytetarëve me dyshtetësi janë maqedonas – 58,8 për qind, pasuar nga shqiptarët 16,04 për qind dhe serbët – 10,7 për qind.
DZI deklaroi gjithashtu se 4203 persona janë vetëm shtetas të një shteti tjetër dhe 584 persona nuk kanë pasur nënshtetësi.përcjell telegrami.mk