29.9 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaRegjimi iranian mund të bie vetëm me një grusht shteti nga brenda”,...

Regjimi iranian mund të bie vetëm me një grusht shteti nga brenda”, Netanyahu: Ata kanë frikë nga populli i vet  

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se regjimi iranian mund të përmbyset vetëm me një grusht shteti nga brenda vendit dhe se nëse do të ishte e mundur që Izraeli ta bënte këtë, atëherë do të vazhdonte operacionet.

Konkretisht, kryeministri izraelit deklaroi në një mbledhje të kabinetit të mërkurën se “ne e konsideronim të rëndësishme të minonim regjimin iranian në kohën që kishim në dispozicion dhe nëse do të kishte vlerësime se kjo ishte e mundur, ne do të vazhdonim”.Megjithatë, ai tha se “një grusht shteti i tillë duhet të vijë nga brenda Iranit.

“Regjimi ka frikë nga izraelitët dhe amerikanët, por mbi të gjitha ka frikë nga populli i vet. Ne duhet të sigurohemi që regjimi në Teheran të mos kthehet tek ne”, tha kryeministri.Netanyahu tha diku tjetër se Izraeli kishte arritur “një fitore të madhe” në fushatën e tij kundër Iranit, pasi “kemi hequr dy kërcënime të menjëhershme ekzistenciale për vendin”.

Kryeministri izraelit vuri në dukje se gjatë vizitës së tij në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, paraqiti plane për një sulm ndaj Iranit me pjesëmarrjen amerikane, por edhe pa të.“’Kjo është ajo që do të bëjmë, vendimi është i juaji’, u thamë atyre”, u shpreh Netanyahu.

Izraeli nuk kërkoi “dritë jeshile”, vazhdoi Netanyahu, duke shtuar se Trump u përfshi dhe vendosi të kryente sulmet.“Kam pasur biseda me të pothuajse çdo ditë, si dhe biseda me Sekretarin tonë të Shtetit, Ron Dermer dhe zëvendëspresidentin të SHBA-së, J.D. Vance, Sekretarin të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe me të Dërguarin Special të SHBA-së, Steve Ëitkoff. Pati koordinim maksimal, i cili u bë koordinim operativ”, përfundoi kryeministri izraelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments