A iu refuzua viza amerikane dhe pse!? As ambasadorja e SHBA-vë në Shkup, Angela Aggeler nuk u përgjigj konkretisht nëse Ministrit të Politikës Sociale Fatmir Limani i ndalohet të shkojë në Amerikë.
Ajo thotë se nuk mund të shpalos ndonjë informacion ngaqë ligjet për privatësinë në SHBA janë shumë të rrepta.“Ne kemi ligje shumë të rrepta për privatësinë në Shtetet e Bashkuara dhe kështu që unë nuk mund të diskutoj ndonjë çështje të vizave për asnjë individ. Unë do të ju referoj tek ministry, të diskutoni se çfarë ndodhi, por njëkohësisht do të shtoj se për çdo aplikant për vizë amerikane, procesi i shpjegohet individit dhe nëse ka ndonjë vazhdim shtesë, shpjegohet gjithashtu”, tha Angela Aggeler.
Për këtë u pyet edhe kryeministri Hristijan Mickoski.
“Ajo që është e lidhur me procedurat administrative të dhënies së vizave amerikane i shpjegoi shumë mirë”, dekalroi Hiristijan Mickoski
Limanin e kërkuam edhe sot për ta konfirmuar dhe për të mësuar arsyen nëse është e vërtetë, por as sot nuk u përgjigj. Ai deri tani ka zgjedhur të komunikojë vetëm përmes profilit të tij në Facebook, ku ka shkruar.
“Arsyeja e “pengesës së lëvizjes” së lirë është nga fakti që flijova gjithçka, për të riatdhesuar Ali Ahmetin (bashkë me fëmijët dhe shokët e tij) në vendlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare”, shkroi Limani.
Ambasada amerikane shpesh herë di të refuzojë viza për politikanë, sidomos kur bëhet fjalë për korrupsion. Më herët flitej se edhe një ministri të BDI-së nuk iu dha vizë, ndërsa më pas në listën e zezë të DASH u shpall ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi.