7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRebelohet deputeti i LSDM-së: Do të bëhem deputeti i 61-të i VMRO-së...

Rebelohet deputeti i LSDM-së: Do të bëhem deputeti i 61-të i VMRO-së nëse…

Deputeti i LSDM-së, Laze Tanevski nga Ohri është i pakënaqur me vendimet e degës së kësaj partie në Ohër, por edhe ndaj kryetarit të saj.

Tanevski tha për portalin Ohridsky se me pa të drejtë po akuzohet nga kryetari i degës Naumçe Jovanoski – Çakar, për debaklin në zgjedhjet e fundit.

Tanevski ka theksuar se Çakar po bën këtë për të fshehur tradhëtinë dhe bashkëpunimin me VMRO-DPMNE.

Për të pastruar këtë situatë, Tanevski i ka bërë një kërkesë publike kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçeski.

“Nëse Dimitar Kovaçevski e lë Naumçe Çakarin kryetar të LSDM-së së Ohrit dhe shërbëtorët e Çakarit, unë do të jem deputeti i 61-të që do t’i bashkohem koalicionit VMRO DPMNE në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë deputeti Laze Taneski në një deklaratë për Ohridskaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments