11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeRebalanci i buxhetit kaloi në Qeveri, Koçoska: Buxhetin e gjetëm në kaos,...

Rebalanci i buxhetit kaloi në Qeveri, Koçoska: Buxhetin e gjetëm në kaos, dëm mbi 32 miliardë denarë

Rebalanci i buxhetit do të jetë 362 miliarda denarë ose mbi 5,8 miliardë euro, ndërsa deficiti është rritur për 720 milionë euro, konfirmoi ministrja e financave, Gordana Dimitrioska-Koçoska e cila shpjegoi rebalancin e arkës shtetërore. Informoi se edhe të ardhurat e përgjithshme në Buxhet janë planifikuar në mbi 318 miliardë denarë që është rritje për 8,22 miliardë, ndërsa do të rritet edhe deficiti buxhetor.Ne tani kemi rritje të deficitit buxhetor për 11 miliardë e 156 milionë denarë dhe për aq, pak më shumë, mendoj për shkak të sigurisë vendosëm, që nuk do të thotë se do të heqim dorë nga letrat shtetërore me vlerë në tregun vendor”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Koçoska tha se Buxhetin e kanë gjetur në koas të plotë dhe borxhe. Në një pjesë të institucioneve, tha ajo, janë siguruar paga vetëm deri në korrik. Po sa është dëmtuar buxheti?

“Më shumë se 32 miliardë, 20 miliardë shkurtuam në lidhje me atë që e thamë, rishpërndarjen ku kishim pika të pa realizuara në mënyrë shtesë 12 miliardë dhe me siguri mund të konfirmoj se edhe rreth 6 miliardë të cilat thjeshtë deficidi buxhetor nuk mundej t’i përballojë në këtë periudhë”, deklaroi  Dimitrieska Koçoska.

Koçoska tha se me këtë rebalanc, janë siguruar 4,1 miliardë denarë ose 66,6 milionë euro për paga, prej të cilave 1,1 miliard janë për bllok-dotacione për paga të cilat nuk kanë qenë të planifikuara, si dhe 5 miliardë denarë ose diçka më shumë se 81 milionë euro për pensione.

 “Kërkuam analizë funksionale në pjesën e administratës publike, i angazhuam institucionet, secili të parashtrojë analizë funksionale, që së pari të shohim se çfarë ndodh atje dhe paralelisht me këtë të shohim se çfarë po bëhet me pagën minimale. Sidoqoftë, duhej të kishte korrigjime të pagave në administratë dhe kjo është paraparë në buxhet”, u shpreh ministrja e Financave.

Nga LSDM-ja me kritika se me këtë rebalanc nuk është paraparë rritja e pagës minimale.

“Fillimisht ajo që shihet është se VMRO-DPMNE-ja nuk parasheh rritje të pagës minimale dhe nuk ka masa dhe politika për rritjen e pagave nëpër sektorë, ndërsa paralajmëron rritje të borxhit. Kjo nuk është mirë, duhet të rritet standardi i qytetarëve dhe punëtorëve e jo të cenohet. Shohim se VMRO-DPMNE që ditën e parë po kërkon alibi dhe arsyetohet se nuk ka para në buxhet. Ka para për gjithçka. Natyrisht LSDM në mënyrë shtesë do ta analizojë dhe do të jep mendim”, tha Borçe Cetkov nga LSDM.

Rebalanci i buxhetit pritet që këto ditë të dorëzohet në Kuvend, për të cilin do të hapet debat deri në fund të muajit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments