9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagon presidenti malazez, pas deklaratës së Dodik se “Republika Srpska, Serbia, Kosova...

Reagon presidenti malazez, pas deklaratës së Dodik se “Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi do të bëhen një shtet”

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se deklarata e Milorad Dodik ishte një deklaratë e keqe dhe se kjo, sipas tij, është e qartë për të gjithë.

Reagimi i presidentit malazez vjen pasi presidenti i entitetit Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, beson se serbët në këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm, pjesë e të cilit do të jetë edhe Mali i Zi.

“Është shumë e qartë për të gjithë se ishte një deklaratë e keqe që unë e dënoj si president i Malit të Zi. Ne e kemi rrumbullakosur qartë shtetësinë dhe kemi ndjekur fuqishëm rrugën drejt BE-së. Për hir të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës, ne presim që BeH të bashkohet me ne në këtë udhëtim. Kaq do të them”, citohet të ketë thënë presidenti malazez, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Dodik kishte theksuar se “jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të kapen në befasi”.

“Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova – dhe, nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, kishte thënë Dodik.

Sipas tij, kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fuqishëm kombëtar serb në këto zona, por se siç ka shtuar ai, ky shtet i unifikuar duhet të formohet me mjete demokratike dhe me masa politike, jo me luftë. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments