9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagon njëri prej drejtorëve të M-NAV , Hasim Deari , thotë se...

Reagon njëri prej drejtorëve të M-NAV , Hasim Deari , thotë se Tasevski u shkroi “tani është koha edhe të digjeni”

Për gjendjen në M-NAV ka reaguar njëri prej drejtorëve të këtij institucioni, Hasim Deari, i cili siç shkruan në Facebook, i quan të pavërteta pohimet e kryetarit të sindikatës Aleksandar Tasevski, shkruan TV21. Sipas Dearit, kërcënimet të cilat janë nisur në e-mailet zyrtarë nga ana e Tasevskit janë shumë të vërteta, dhe jo rastësisht është denoncuar në polici kur është pranuar porosia “tani është koha edhe të digjeni”.

Më tej Deari shkruan se shihet qartë se kush, kujt i bën presione dhe se konkurset kanë qenë konform kërkesës së Sektorit të Teknikës dhe planit paraprake financiar të vitit 2023. Në këtë postim Dehari shtron edhe pyetjen se pse sindikata nuk reagoi kur u hap konkursi që zgjati vetëm tre ditë për 8 kontrollorët e fluturimeve civile? Shkruan edhe se dukshëm nga Tasevski krijohen stereotipe, gjë që është në kundërshtim me të gjitha aktet e kompanisë M-NAV! Deari më poshtë liston një numër të madh çështjesh, duke përfunduar se askush nuk guxon të cenon hapësirën ajrore të një vendi i cili është anëtar i NATO-s./tv21.tv

Reagimii plotë në FB

Opinionit dhe qytetarëve në lidhje me të pavërtetat e shumta të sindikalistit Tasevski:

Kërcënimet të cilat janë nis në e- zyrtarë nga ana e A.Tasevskit janë shumë të vërteta, dhe jo rastësisht është denoncuar në polici rasti më 29.12.2023 në ora 16.19, kur është pranuar porosia në e-mail……………………….. #сегаередноидагорите!

Rasti është proceduar në Prokurori dhe organet kompetente merren me çështje në fjalë!

Shifet qartë se kush, kujt i bën Presione!

Konkurset kanë qenë konformë kërkesës së Sektorit të Teknikës dhe planit paraprake financiar të vitit 2023!

Të gjitha pëlqimet janë marrë nga ana e Qeverisë së RMV dhe Ministria e Financave!

Pse sindikata nuk reagoi kur u hap konkursi që zgjati vetëm tre ditë për tetë (8)kontrollorët e fluturimeve civile?

Presionet e vazhdueshme të A.Tasevskit janë tendencioze dhe zgjasin me muaj të tërë duke kërcënuar me greva të vazhdueshme, edhe atë në kohën besimtarët myslimanë duheshte që të nisen për në HAXH dhe koha kur mërgata ktheheshin për pushime në vendlindje!

Dukshëm nga ana e A. Tasevskit krijohen stereotipe, gjë që është në kundërshtim me të gjitha aktet e kompanisë M-NAV!

Tendenca e vazhdueshme e sulmeve ndaj dy trejtorëve( Hasim Deari dhe Fahrudin Hamidi) të kompanisë M-NAV nga tre drejtorët ekzekutiv sa janë, fletë shumë qartë!

Suksesi është problemi më i madh i cili i pengon dikujt!

Të gjithë këto sulme janë mirë të orkestruar dhe janë dashakeqe në një kohë kur tregohen rezultate të jashtëzakonshme financiare!

Dorëheqjet të cilët ofrohen dhe për të cilat ka procedura të veçanta bëhen nën Presione të vazhdueshme!

Të punësuarit në M-NAV duhet t’i kryen detyrat dhe obligimet të cilat dalin nga ligjet e vendit dhe marrëveshja kolektive, dhe aktet e kompanisë, si dhe sistematizimi!

Askush nuk guxon të cenon hapësirën ajrore të një Vendi i cili është Anëtare e NATO-s!

Ndoshta dikujt i pengon Suksesi historik financiar i kompanisë M-NAV!

Nga 120 mijë euro sa kanë qenë të hyrat e planifikuara financiare në fund të vitit, Ne e përmbyllim me të hyra të jashtëzakonshme prej mbi 4.5 milijon EURO!

Nga këto të hyra mbulojmë humbjet prej 2 milion 252 mijë e 649 EURO, nga gjithsej 5.8 milion EURO sa ka qenë humbja në vitin 2020, më kohë pandemie.

Të gjithë personelit të kompanisë M-NAV i janë ndarë përqindjet e rrogave prej kohës së Pandemisë dhe janë planifikuar që pjese e mbetur prej 30% të paguhet gjatë vitit 2024(e vetmja kompani në nivel Europe që kthen pagesa 100 % nga periudha e pandemisë!

Regresë i paguar që në muajin qershor

Rrogë e 13 siguruar për të punësuarit në Kompaninë M-NAV!

Ulja e shpenzimeve joproduktive për 7.32 % në nivel të kompanisë M-NAV!

Këto janë veç një pjesë e suksesit të Madh e cila është realizuar nga një punë e palodhshme e njerëzve të denjë, profesionistësh dhe të mirë në M-NAV!

FALEMINDERIT SHUMË PËR GJITHË PERSONELIN NË SUKSESIN HISTORIK TË SH.A., M-NAV!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments