-2.8 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeReagon ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: Është konstatuar shkelje dhe keqpërdorim i...

Reagon ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: Është konstatuar shkelje dhe keqpërdorim i sistemit AKMIS

Ka reaguar ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i cili thotë se  Këshilli Gjyqësor ka 5 muaj që po e zvarritë procedurën dhe nuk po merr masa për përcaktimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e UD Kryetarit të Gjykatës Themelore Kumanovë për keqpërdorimet e konstatuara të sistemit AKMIS. Sipas Llogës edhe përkundër vërejtjeve dhe shkresave  për parregullsitë e konstatuara në punën e Gjykatës Themelore të Kumanovës, Këshilli Gjyqësor është duke zvarritur dhe nuk vepron sipas Raportit, i cili është përgatitur nga ana e tyre dhe i cili është publikuar publikisht në ueb faqen e Këshillit. Ministri i drejtësisë në reagimin e tij ka sqaruar se, Këshilli Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti ka bërë një vizitë pune në Gjykatën Themelore të Kumanovës dhe ka përgatitur Raport në të cilin janë konstatuar një sërë shkeljesh të reputacionit të funksionit të gjykatësit si dhe keqpërdorimi me sistemin AKMIS, gjë që ndikon shumë në marrëdhëniet dhe punën e gjykatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments