3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagon Hisen Xhemaili: Nuk kam dhënë asnjë leje për bazë asfalti në...

Reagon Hisen Xhemaili: Nuk kam dhënë asnjë leje për bazë asfalti në Vizbeg

Pas protestës që u realizua në Vizbeg, ku u ankua për ndërtimin e bazës së asfaltit në këtë rajon, për të cilin banorët thonin se është kancerogjen, ka reaguar Hisen Xhemaili, transmeton TV21.

Ai thotë se nuk ka dhënë asnjë leje për bazë asfalti në këtë zonë.

“Pershëndetje të nderuar,
më duhet të bëj një reagim në lidhje me akuzën e drejtpërdrejt ndaj meje nga pronarët e bizneseve të zonës së Vizbegovës!
Unë nuk kam dhënë kurfar leje për punë për bazën e asfaltit. Planin urbanistik për destinimin e tokës e ka miratuar komuna e Çuçer Sandevës, ku në bazë të destinimit të tokës që është G2.1 tokë ndërtimore ne destinim ndërtim të bazave të asfaltit ose betonjere ne kemi miratuar elaboratin e mbrojtëjes së mjedisit! Për argumente të veprimit ligjor timin dëshiroj të prononcohem edhe publikisht! Besoj do i merni parasysh këto fakte për shkak se personat në fjalë në mënyrë ofenduese më atakojnë pa qenë unë ai që vendos nëse ndërtohet një bazë asfalti ose jo?!”, thuhet në reagimin e Xhemailit dërguar në redaksinë e TV21.

Për të lexuar më shumë për rastin, në linkun më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments