9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagon gjykata, ja pse u mor vendimi për shkarkim të Reis Ulema...

Reagon gjykata, ja pse u mor vendimi për shkarkim të Reis Ulema Rexhepit nga BFI

Gjykata Themelore Shkupi II njoftoi se vendimi për Skender Buzakun të emërohet për drejtues të BFI-së nuk e ka sjellë në mënyrë të pavarur, por në bazë në vendimeve të miratuara të Bashkësisë Fetare dhe me kërkesë të reisit të Bashkësisë Fetare Islame. Siç informojnë nga gjykata, funksioni Rexhepit si drejtues i BFI-së i ka ndërprerë pasi ai ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme dhe e njëjta është pranuar. Rreth asaj se a është dorëheqja dokument i falsifikuar nga gjykata thonë se mund të vendoset në procedurë tjetër të veçantë.

“Në bazë të dorëheqjes së parevokueshme të ngritur nga reisi Sulejman Rexhepi, të pranuar më 25.03.2019, reisi i BFI-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut më 30.03.2019 ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme në të cilën është pranuar dorëheqja e reis Sulejman Rexhepit dhe në vend të tij është emëruar Skender Buzaku”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 2.

Nga atje shtojnë se në bazë të dorëheqjes së parevokueshme të dorëzuar të reisit, të pranuar më 25 mars 2019, reisi i BFI-së më 30 mars 2019 ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme në të cilën është pranuar dorëheqja e reisit të deritanishëm, Sulejman efendi Rexhepi dhe në seancën e njëjtë për reis është zgjedhur Skender Buzaku.

“Në bazë të vendimeve të miratuara të reisit të BFI-së më 03.04.2019 deri në Gjykatën Themelore Shkupi II – Shkup është dorëzuar kërkesë për ndryshimin e personit që do ta përfaqësojë Bashkësinë Fetare Islame. Duke vepruar me kërkesën e tillë, gjykata më 17.04.2019 miratoi vendim me kërkesën e BFI-së për ndërrim të funksionit të reisit dhe në bazë të dokumenteve të dorëzuara është bërë emërimi i Skender Buzakut. Vendimi i theksuar për ndërrimin e reisit nuk është fuqiplotë, gjegjësisht për të njëjtin rrjedhin afate prej 15 ditë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në këtë kuptim nga gjykata potencojnë se gjykata nuk kryen funksion, por zbaton dhe konfirmon vendime të bashkësisë fetare që janë miratuar në seancë të jashtëzakonshme të reisit,, ndërsa në bazë të nenit 36 dhe nenit 68 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame.

Në lidhje me pyetjen e shumë mediave se dorëheqja e parevokueshme të reis Sulejman Rexhepit është i falsifikuar apo jo, nga gjykata thonë se mund të jetë lëndë e një procedure tjetër.

linku http://www.albeu.com/maqedoni/reagon-gjykata-ja-pse-u-mor-vendimi-per-shkarkim/458707/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments