9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagon Eptisa: Dimitrieviq dhe kompania e tij nuk kanë qenë të angazhuar...

Reagon Eptisa: Dimitrieviq dhe kompania e tij nuk kanë qenë të angazhuar në Eptisa

Kompania Eptisa ka dërguar një deklaratë në të cilën thuhet se janë shënjestër e sulmeve nga një pjesë e mediave, por edhe nga politikanët. Siç thonë ata, informacioni që shpërndahet është i pabazë dhe i pavërtetë. Nga Eptisa thotë se personi Branislav Dimitrijeviq dhe kompania e tij, të përmendur në kuadër të aktiviteteve në Armeni, nuk janë angazhuar asnjëherë në “Eptisa”. Kontrata në Armeni u drejtua nga një kompani tjetër konsulente, thonë ata. Po ashtu theksojnë se nuk është marrë vendim nga ana e Qeverisë për të mos i shfrytëzuar shërbimet e “Eptisa”. Përkundrazi, thonë nga atje, përmes një ekstrakti nga procesverbali i seancës së Qeverisë, është konkluduar dhe janë udhëzuar organet e pushtetit qendror që të mos përdorin shërbimet e Eptisa-së. Ky konkluzion, pas një kërkese me shkrim nga Eptisa dhe për shkak të mos pasjes bazë ligjore, është tërhequr nga Qeveria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments