ryetari degës së Alternativës në Tetovë, Dritan Bexheti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar për “riorganizimin” e degës së AAA-së në Tetovë duke e quajtur ate si “!ballo darsmash”.
Nuk habitem fare me insinuatat e fundit të disa “eksperimenteve” që po tentojnë të bëjë disa individë në Tetovë.
Nuk bëhet kuvend i degës me ballo të dasëmave e pjesëmarrje çiftesh. Non-sens dhe e pakuptueshme prej 5 anëtarëve të inicohet themelim të kuvendit të degës me anëtarë familjarësh (burri-gruaja, hallat, nëna, kunata, djali tezës e nusja e dajçes etj etj). Mos harroni kjo “dashuri” e kahmotshme ka zanafillën e saj prej te kënga “axhanak-baxhanak”. Kështu soj, i keni të “themeluara” edhe disa degë, ku tre anëtarë nga e njëjta familje janë kuvendarë të degës. Prej 3.6% në 0.3% kështu e kanë fatin politikë axhanak-baxhanakët mes vete.