4.4 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeREAGIMI NGA MPJ e SOFJESBullgaria e befasuar nga rezultatet e regjistrimit, dallimi...

REAGIMI NGA MPJ e SOFJES
Bullgaria e befasuar nga rezultatet e regjistrimit, dallimi i madh mes bullgarëve të regjistruar dhe pasaportave të lëshuara bullgare

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni ka treguar se në vend jetojnë 3504 bullgarë dhe ky numër ndryshon në mënyrë drastike nga numri i kërkesave për pasaporta bullgare, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, për të cilën këto rezultate janë befasi e madhe.

Republika e Bullgarisë vazhdimisht ka deklaruar se është me rëndësi të madhe krijimi i kushteve për vetëidentifikim të lirë të qytetarëve me vetëdije bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe garantimin e të drejtave të tyre. Në këtë drejtim, jemi shumë të befasuar kur pranojmë të dhënat e publikuara për numrin e qytetarëve që janë deklaruar si bullgarë në regjistrimin e popullsisë në vend. “Vëmë re se ka një mospërputhje drastike mes këtyre dhe të dhënave për numrin prej mbi 100.000 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët personalisht kanë dorëzuar dokumente që vërtetojnë origjinën dhe vetëdijen bullgare për të marrë nënshtetësinë bullgare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare. Ministria.

Për ta, objekt i analizës serioze është fakti se në vend për 7,2 për qind (132.260) të qytetarëve të dhënat janë marrë nga bazat e të dhënave dhe nuk numërohen aktivisht në terren, përkatësisht janë regjistruar pa u përcaktuar përkatësia etnike apo fetare.përcjell mkd.mk

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare vlerëson se ka problem që nuk ka të dhëna për numrin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që janë në diasporë, dhe janë deklaruar si bullgarë.

“Ne marrim parasysh dyshimet për transparencën dhe besueshmërinë e procesit të shprehura nga organizatat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë regjistrimit dhe publikimit të rezultateve. “Ne presim që zëri i tyre të dëgjohet nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut”, tha Ministria e Jashtme bullgare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments