14.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaReagimi i katërt i radhës ndaj  librit të Bejtullah Destanit "Dosja amerikane ...

Reagimi i katërt i radhës ndaj  librit të Bejtullah Destanit “Dosja amerikane  per Shqiperine Komuniste”-DILAVER GOXHAJ

Në këtë reagim do të pasqyrojmë partitë, organizatat dhe shoqatat politike të krijuara
nga emigracioni kolaboracionist shqiptar, të arratisur pas kapitullimit të Italisë,në
shtator 1943, dhe pas çlirimit të Shqipërisë, nëntor 1944, e më pas. Njëkohësishtë do
trajtojmë edhe kampet e përqëndrimit që organizoi IRO (Organizata Ndërkombëtare e
Refugjatëve), kampet e stërvitjes si dhe kampet e përgatitjes të emigrantve për spinazh
dhe të dërgimit të tyre me misione në Shqipëri. Qëllimi: Organizimi i kryengritjes për
rrëzimin e Qeverisë Demokratike, e vendosur prej Kongresit të Përmetit – 24 Maj 1944.
Materialin e nevojshëm ku jemi mbështetur për këto lloj organizmesh politike,
ushtarake dhe inteligjente, jemi bazuar te “Dosja sekrete e UDB-së – Emigracioni
Shqiptar 1944 – 1953”, “Tepër rezervat”, botuar nga Sekretariati Shtetëror i Punëve të
Brendshme dhe Drejtorati i Sigurimit Shtetëror, Dega I, Nr.A/E1.1 të Republikës
Popullore të Jugosllavisë, (Federativa Narodna Republika Jugoslavia Drzavni
Sekretarjat Elaborat: Albanska emogacija u zapadnim zemljana sadrzi 355 strana;
prilozi I registar imena 194 strane – ukupno 549 strana. Radjeno u 63 primerka Br.51”),
Botuar në Dhjetorin e vitit 1953, në Beograd.
Botuar në shqip, nga KOHA: Veton Suroi, Prishtinë, 2004 & Shtëpia e Librit dhe
Komunikimit: Piro Misha, Tiranë. Njëkohësisht jemi mbështetur edhe në botimin e
akademikut Irakli Koçollari “Operacionet sekrete-Shqipëria nën Luftën e Ftohtë”, Tiranë,
2022, i cili është mbështetur mbi dosjet sekrete të zbulimeve: amerikan, britanik, grek,
Italian e jugosllav.
Dhe, sikundër del nga këto dosje, Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti mbi dëshmitë e një
pjese të 15 % të agjentve shqiptarë kriminelë në shërbim të këtyre zbulimeve qe kane
arritur te ktheheshin gjalle nga ato misione vrastare, janë bazuar pët të na treguar se si
ka qenë “Shqipëria Komuniste” në vitet 1944-1953!
A). FORCAT POLITIKE TË EMIGRACIONIT TONË KOLABORACIONIST
1). “BLLOKU KOMBËTAR INDIPENDENT” (BKI) – në Itali. Kjo organizatë u krijua
menjëherë pas kapitullimit të Italisë, në shtator 1943, me emrin “Nacionalistët” me
udhëheqës Gjon Marka Gjoni. Nismëtar ishte prifti katolik Xhovani Fausti, me
prejardhje italiane e që kish jetuar në Manastirin Françeskan në Shkodër, e formuar
kryesisht nga kolaboracionistët e okupatorit Italian, të cilët u arratisen menjëherë pas
kapitullimit të Italisë. Meqë një pjesë e udhëheqjes së organizatës kishte emigruar më
1944-1945, në vitin 1946 u riorganizua me nismën e Ismail Vërlacit.
Gjallërim të madh BKI pati në Shqipëri edhe në vitët 1948-1950 kur ata përforcuan
punën dhe propagandën nëpërmjet misioneve të hedhur me parashutë. Ndër misionet e
tyre bën pjesë edhe vrasja e Bardhok Bibës, në Gusht 1949. (Dosja e UDB, fq.74-79,
87-92);
2). “BALLI KOMBËTAR”(BK) – themeluar nga Mit’hat Frashëri, e cila mori pjesë edhe
në Regjencën kuislinge naziste të 8 shtatorit 1943. Në Këshillin e Regjencës BK

2
delegoi: Fuat Dibrën, Patër Anton Harapin dhe Lef Nosin. Pjesa më e madhe e
udhëheqjes dhe e ithtarëve të tij ishin kolaboracionistë. Në nëntor 1944 largohen nga
Shqipëria dhe vendosen në Itali. Më 31 Dhjetor, në Itali, 350 anëtarë të tij mbajtën
kongresin dhe shndërohet në Parti Agrare Demokratike – Balli Kombëtar, dhe ishte
Hasan Dosti ai që e shndërroi nga organizatë, në parti të majtë, (të cilën më së shumti e
përkrahën anglezët). (Dosja e UDB, fq. 173 – 224)
3). “Balli Kombëtar (Krahu i djathtë)” – u krijua nga Ali Këlcyra pas ndarjes më 1950
nga BK. Boton gazetën “Zëri Ballit Kombëtar” në Njy York ku kish edhe selinë. Kryetar
Ali Këlcyra. Në kryesi: Nuredin Vlora, Koço Muka, Rasim Babameto, Ago Agaj. Dega në
Detroit kishte Emin Koplikun, Sinan Leskaj, Hasan Mishgjoni, Sulejman Mane, Shaban
Peshtani. Dega në Kanada: Lince Runa, Petraq Ktona, Sherbet Mane, Tomor Zavalani,
Viktor Krasniqi. Dega në Australi: Hysni Ciqo, Muharrem Sovjani, Kajo Tresova,
Xhevdet Dosti .(Dosja e UDB, fq.195-199)
;4). ”BESLIDHJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE”(BDSH) – inisiativën për këtë e mori
Ernest Koliqi, një nga udhëheqsit e BKI. Konferenca u mbajt në Aleksandri, më 1 gusht
1948, në të cilën morën pjesë: Ernest Koliqi, Abaz Kupi, Koço Muka, Ago Agaj,
Nexhmedin Çoraliu. Grupin e kosovarëve e përfaqëssonin Bajazit Boletini dhe Xhafer
Deva.
Në korrik 1949 mbriti në Romë koloneli Maklini, me porosi të zbulimit britanik, i cili, gjatë
kohës së luftës ka qenë në Shqipëri si shef i një misioni ushtarak anglez pranë Abaz
Kupit dhe konsiderohet ekspert për çështjen shqiptare, që të krijonin me çdo kusht një
udhëheqje të përbashkët të emigracionit shqiptar në Perëndim. (Dosja e UDB, fq.225-
236)
5). KOMITETI KOMBËTAR “SHQIPËRIA E LIRË” – pas tentimit të pasuksesshëm të
Zogut gjatë vitit 1947 për krijimin e nje organizatte të përbashkët për emmigracionin
shqiptar në Perëndim, nismën për këtë e mori BK derisa,(me përpjekje në vitet 1947,
1948 dhe 1949, nën patronazhin e anglo-amerikanëve, si dhe me ndërhyrjen e Maklinit
dhe të gjeneralit Fullc, arritën që në një konferencë disa ditore në Romë, në të cilën
kanë marrë pjesë: Sait Kryeziu, Abaz Kupi, Vasil Andoni dhe Muharrem Bajraktari,
arritën që në komferencën një javore 27 Korrikut – 1 Gusht 1949 të formohej “Komiteti
Kombëtar Shqipëria e Lirë”. Kryetar Mit’hat Frashëri, nën-kryetar Hasan Dosti, i cili
gëzon përkrahjen e amerikanëve. Komiteti kish dy qendra: në Njy York nën udhëheqjen
e Hasan Dostit e Nuçi Kotës, dhe tjetra në Romë nën udhëheqjene e Abas Kupit, Sait
Kryeziu dhe Zef Pali…“Amerikanët – shkruhet në fq.451 të Dosje Sekrete të UDB –
kanë shfrytëzuar “Komitetin” për një veprimtari sa më të suksesshme informative.”
(Dosja e UDB, fq. 237-255)
6). “LEGALITETI (LËVIZJA MONARKISTE)” – formohet më 1943 në malet e
Shqipërisë nga Abaz Kupi, ish major i Zogut, pas ndarjes nga Ushtria Nacionalçlirimtare
e Shqipërisë. Kjo organizatë ishte prozogiste dhe qëllimi i fundit i saj ishte rivendosja e
monarkisë dhe sjellja në pushtet e mbretit Zog, i cili pas ikjes nga Shqipëria, më 7 prill
1939, mori me vete një pasuri që shkonte deri në 18 milionë, 857 mijë e 142 napolona
flori, të depozituar në bankën turke “Merqes”. Më 23 shkurt 1946 Zogu mbriti në Angli .
Më 1949 kjo organizatë u vendos në Egjypt, nën patronazhin e mbretit Zog. Më 3
dhjetor 1950, Zogu pat deklaruar se “Jugosllavia është i vetmi mik i sinqertë i Shqipërisë

3
dhe i popullit shqiptar, dhe vetëm në sajë të Jugosllavisë Shqipëria e pasluftës mbeti
shtet i pavarur, duke mos u coptuar nga Greqia.”
Ndërsa në gushtin e vitit 1952 Zogu deklaroi: “E vetmia luftë e mundshme kunër regjimit
të tashëm në Shqipëri mund të bëhet me mbështetjen e Jugosllavisë…”
Në fillim të prillit 1953 Zogu dërgoi nga Egjypti në Greqi një grup me 7 veta, në
marrëveshje me Shërbimin Informativ anglez, 2 anglezë të shërbimit dhe 5 shqiptarë.
Qëllimi i vajtjes së tyre është të nxisin trazira në Shqipëri dhe të punojnë për rrëzimin e
Qeverisë së Hoxhës. Tani (viti 1953) jeton në Kjaro. .(Dosja e UDB, f.256–288).
7). “PARTIA E BUJQVE DHE E KATUNDARËVE” – themeluar më 14 gusht 1949, në
lokalet “Aleksandria” në Romë nga Sait Kryeziu, familja e të cilit ka qenë tradicionalisht
besnike ndaj Jugosllavisë dhe është një nga liderët e aksionit që solli sërish në pushtet
Ahmet Zogun në fund të vitit 1924, nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake nga Jugosllavia..
Morën pjesë Ekrem Telhaj, Perikli Haxhistasa, Kolë Hilaj, Xhevdet Skënderaj, Hysni
Mulleti, Zef Shllaku, si dhe Zija Kosova nga Mitrovica, Gjatë okupacionit gjerman ishte
deputet i qytetit të Vlorës, i cili gjatë okupacionit gjerman jetonte në Tiranë dhe ka mbajt
qëndrim armiqësor ndaj LANÇ dhe shoqërohej me oficerët e Gestapos. Ka qenë një
ndër udhëheqsit e “Vullnetarëve kosovarë” që bënë terror nëpër Kosmet e Shqipëri.
(Dosja e UDB, fq.289 -303);
8). “FORCA – FORCA” (Forca e Tretë)” – themeluar më 15 maj 1950 me nismën e
dr.Ramazan Shpati dhe Sadik Premtia, i cili në vitin 1943 u bashkua me gjermanët dhe
iku bashkë me ta. Ky grup është formuar në Paris dhe ka marrë emrin “Forca forca”, që
do të thotë “Forca e tretë”. Grup me një numër të vogël njerëzish, por në emigracion
tash për tash nuk ekziston kurrfarë interesimi për këtë grup. (Dosja e UDB, fq.311 -312)
9). “Të Papërcaktuarit” – nën udhëheqjen e Muharrem Bajraktarit. Gjatë kohës së
luftës M. Bajraktari ka pas në terren lidhje dhe marrëveshje me Drazha Mihajloviçin, për
veprimet çetnike në Kosovë. Kur Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare dëboi gjermanët
nga Shqipëria dhe Kosova, çeta e M. Bajraktarit përbënte një ndër formacionet më të
mëdha reaksionare, duke lëvizur përgjatë masivit malor të Shqipërisë Veruiore, por në
verën e vitit 1946 kaloi në Greqi, duke u vendosur në kampin “Lavrion” ku formoi grupin
zogist. Ky grup ka dashur të bashkëpunoi me organizatën “KEVA” (Komiteti për çlirimin
e Epirit Verior). Në mars 1953, kur Tito shkoi në Londër, ai ka llogaritur se anglezët
kishin mundësi të pajtoheshin që Jugosllavia dhe Greqia ta ndanin mes tyre Shqipërinë.
Anëtarë janë: Prenk Previzi, Fiqiri Dine, Hysni Dema, Eqrem Telha, Vasil Gërmenji – i
biri i Mihal Gramenos. Në selinë e shtabit të tyre ka qenë majori angles Piter Kemp,
majori Ridel dhe kapiteni Henc.(Dosja e UDB, 313-319).
10). “KOSOVARËT” (Grupi i Kosovarëve ose Komiteti i Prizërenit) – emigrantë nga
Kosova por që nuk kanë një parti të tyre në emigracion. Udhëhiqen nga intelektuali
Dr.Xhelal Mitrovica. Dimë se për këtë grup kanë punuar: Adem Dushi, Ali Draga,, Ejup
Binaku, Jusif Agushi, Adem Salihu, të cilët gjatë okupacionit kanë pas pozita të
rëndësishme në aparatin okupatorit në Kosovë. Në këtë grup bën pjesë edhe Xhafer
Deva, i cili gjatë okupacionit ka qenë personaliteti më aktiv ndër kosovarët, (“Dosja e
UDB”,fq.320-326)

4
Grupi i Kosovarëve kishte në radhët e tij edhe figura me integritet, si Lutfi Spahia, Nik
Sokoli, Ndue Gjokmarkaj etj. Përmes këtyre njerëzve (shqiptarëve të Kosovës) ishte
bërë e mundur që UDB të bënte për vete individë të caktuar fare pranë Mehmet Shehut.
(I.Koçollari ”Operacione sekrete”, 2022, v.2,, f.303).
11). “LIDHJA E DYTË E PRIZËRENIT” – parti e irridentistëve kosovarë të cilët, të
mbështetur nga e drejta e vetëvendosjes së popujve, duan të provokojnë ndërhyrjen e
OKB-së në mënyrë që krahina e Kosobës t’i bashkohet Shqipërisë. Kryetar i Lidhjes
Xhafer Deva, i cili më së shumti qëndron në Austri e Itali (pas vitit 1953 emigron në
SHBA). Anëtarë të tjerë janë: Bajazit Boletini, Tahir Zajmi, Mentor Çoku, të cilët gjatë
okupacionit kanë pasur pozita të larta në administratën ushtarake në Kosovë e Shqipëri.
(Dosja e UDB, fq.327-328)
12). “KEVA (Komiteti për çlirimin e Epirit Verior” – e formuar qysh në 1912,
kryesisht nga emigrantët e Epirit të Veriut të vensosur në Greqi. Aktivitetin e saj e ka
shprehur pas Luftës Dytë Botërore, në vitet 1945-1948. Grupe të tilla gjenden në
Janinë, Filat, Korfuz, Selanik, Kostur, Dramë dhe Patra. Selia është në Athinë me
udhëheqje qëndrore: kryetar Pandelejmoni ish peshkop i Gjirokastrës. Mihal
Paskopulos – drejtor, ministër i kujdesit social, n/kryetar,(Dosja e UDB, fq.330- 332)

B). KAMPET E PËRQËNDRIMIT

TË EMIGRANTËVE KOLABORACIONISTË SHQIPTARË

Kampet e Përqëndrimit të emigrantëve të arratisur, të cilët u grumbulluan por dhe u
përgatitën për terror në Shqipëri, filluan të ngrihen prej fund vitit 1944.
Të gjithë emigrantët që përgatiteshin për t’u hedhur në Shqipëri apo për të depërtuar
nga toka e deti, organizoheshin prej Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Blloku
Kombëtar Indipendent, Balli Kombëtar (të majtë e të djathtë), Legaliteti, Partia Agrare
Demokratike, Beslidhja Demokratike Shqiptare, Partia Fshatare, Lidhja e Dytë e
Prizërenit, Partia e Bujqve dhe e Katundarëve, etj. Për hallet dhe për plotësimin e
nevojave të tyre përkujdesej IRO (organizata ndërkombëtare e refugjatëve), e kryesuar
nga amerikani Sreten Stefani.
1.KAMPI VERTEHOF afër Mynihut – Gjermani, (ruhet ekkskluzivisht nga shqiptarët),
me tabelë në hyrje të kampit “Kompania – 4000”, që komandohet nga shqiptaro-
amerikani Vangjel. Këtu përgatiten emigrantët e përzgjedhur nga Greqia dhe Italia. Në
gusht 1949 shkuan nga Italia 250, (50 nga Kosova), dhe në vitin 1950 arriti në 670
emigrantë. Në 1 janar 1953 kishte 900 emigrantë (shqiptarë 300). Shumica e grupeve të
dërguar në Shqipëri ose janë kapur rob, ose janë vrarë, ose janë vetëdorëzuar, vetëm
15% prej tyre janë kthyer. (Dosja UDB, fq.391-392).

  1. KAMPI LAVRION në Greqi – në JL të Athinës. Drejtor i kampit Trëndafilis nga
    Kreta; krijuar më 1947 nga grekët dhe nën kontrollin e amerikanëve, personeli grek.
    Nga ky kamp rekrutojnë anglezët dhe amerikanët njerëz për punë informative në
    Shqipëri, por dhe vetë grekët. Në vitin 1949 kishte 900 emigrantë shqiptarë (qëndrimi
    ndaj të cilëve i pashpirt), ndërsa në 1 janar 1953 kish gjithsej 252 shqiptarë, përfshi
    edhe gratë e fëmijët, shumica të fesë ortodokse nga Shqipëria e Jugut, të organizatës
    KEVA.

5
Përfaqësues i Partisë Agrare Skënder Dume, (vëllai i Petrit Dumes); i BK – Xhemal
Lano nga fsh.Zhulat i Gjirokastrës; i Bllokut Indipendent –Xhevdet Blloshmi nga
fsh.Bërzeshtë (Elbasan); i Partisë Fshatare- Safet Majusha nga Erseka; Përfaqësues të
Komitetit Shqip e Lirë” – Faik Bukmiri nga Tirana; Përfaqësus i Partisë Agrare – Luan
Gashi, dhe i Legalitetit –Hamdi Zubça nga fsh.Kapshticë. (Dosja UDB, f.401-412)

  1. KAMPI NË ISHULLIN SIROS në Greqi –(në JL të Athinës) – u krijua në gjysmën e
    parë të vitit 1948, 60 janë shqiptarë. Në fund të vitit 1952 kish 20 shqiptarë. Dërguan në
    Shqipëri 8 persona, mes tyre: Hysni Kapllani (nga Arzë e Korçës), Luli Shabani, Osman
    Hasko, Irfan Goskova, Shefki Gostivari. Në fund të korrikut 1952, dërguan nga ajri në
    Shqipëri edhe 3 prej tyre. (Dosja UDB, fq.418-421)
  2. KAMPI MAKRONISOS në Greqi, në jug të Athinës – mbahen në fshehtësi. Janë
    vendosur dhjetra emigrantë shqiptarë dhe ekziston rreziku që të likuidohen ngaqë
    kundërshtojnë të futen në Shqipëri. (Dosja UDB, fq. 422)
  3. KAMPI HAXHIQIRJAQI në Greqi, në në buzë bregdetit, afër Pireut – krjuar në
    1947, me 600-700 shqiptarë. Në vitin 1951 në këtë kamp kishte 150 emigrantë të cilët u
    dërguan në kampet Lavrion dhe Siros. (Dosja UDB, fq.422)
    Në këtë kamp shembull tipik ka qenë kuislingun Haki Rushiti, të cilit iu propozua në
    Athinë nga mësuesi Mihal Mano të formonte banda për të hyrë në Shqipëri. (Aleks Çaçi
    “Përmes Greqisë Heroike”, Tiranë, 1949, f.28 & 34)
    6.KAMPI I REXHIO EMILIAS në Itali – krijuar në fund të vitit 1944, kamp anglo-
    amerikan, me mbi 150 vetë, shumica e tyre shqiptarë. Shërbimi Informative Shqiptar
    dërgoi në këtë kamp Mehmet Karamanin me qëllim që të vriste ish ministrin kuisling
    shqiptar Ago Agaj, i cili u qëllua me dy plumba por pa pasoja për jetën.(Dosja UDB, fq.
    423)
  4. KAMPI BAGNOLI në Itali, disa km larg Napolit – u formua më 1945, me inisiativën
    e anglo-amerikanëve. Këtu ka qëndruar për kohë të shkurtër edhe Mit’hat Frashëri me
    Hasan Dostin. Në fillim pati rreth 4.000 shqiptarë; janë kryesisht për shkaqe materiale
    dhe nuk paraqesin ndonjë tërësi oganizative. (Dosja, f. 424)
  5. KAMPI SANTA FAROS, në Itali, rreth 3 km larg Barit. – në mars 1949 erdhën rreth
    700 emigrantë nga kampi Lavrion i Greqisë, prej të cilve 60 prej Kosove, 120 prej
    Shqipërie, të tjerët ishin bullgarë e jugosllavë. Në gusht 1949 veçuan shërbimi
    amerikan, Italian dhe ai angles, përzgjedhur nga Blloku Indipendent veçuan 21
    emigrantë shqiptarë për kurs 4 mujor për parashutistë në Monte Mesolo, afër Tarantos.
    Në vitin 1951 u rekrutuan edhe 40 shqiptarë, të përzgjedhur nga Komiteti “Shqipëria e
    Lirë”, për në Mynih, ku do të formohej “Ushtria Demokratike Shqiptare”, të cilëve u
    premtuan se për 3-4 muaj Shqipëria do çlirohej; por shumica e tyre nuk pranuan. (Dosja
    UDB, fq. 424-425)
  6. KAMPI AVERS, afër Napolit-Itali – u krijua në vitin 1949. Emigrantët shqiptarë u
    vendosën këtu nga fundi vitit 1951, të ardhur nga kampi Bagnoli. (Dosja, fq. 426)

6

  1. KAMPI – OXON NR.5, në paralagjen e Londrës – u krijua në fillim të vitit 1952 me
    agjentë shqiptarë të kthyer nga misionet në Shqipëri, si dhe nga ata që kanë kryer
    kursin e spiunazhit në Maltë. (Dosja, fq. 426)
  2. KAMPI I MALTËS, rekrutimin e atyre që shkojnë në këtë kamp e bën vetë
    komandanti i tij, oficeri i Misionit Anglez në Shqipëri gjatë luftës, koloneli Deivid Smaili,
    i cili, pasi i përzgjedh agjentët nga kampet në Greqi e Itali, në bashkëpunim me
    anëtarët e “Komitetit”, të cilët i dërgojnë për agjentë në Maltë. Në Shqipëri futen
    zakonisht nga toka ose nga ajri, nga Greqia. (Dosja UDB, fq. 428)
    Vetë oficeri anglez Deivid Smaili pohon: “Shqiptarët që erdhën në Maltë, (për t’u
    stërvitur për terror në Shqipëri), u rekrutuan ose nga gjeneral Abaz Kupi, kryetar i
    Lëvizjes së Legalitetit, ose nga Abaz Ermenji, kryetar i Ballit Kombëtar që, megjithëse
    nuk ishin në favor të Mbretit Zog, u bashkuan me zogistët në urrejtjen e përbashkët për
    komunizmin. [..] Ndër instruktorët për radistët ishte edhe kapteri anglez Kollins, që kish
    qenë me mua në Shqipëri dhe i njihte mirë shqiptarët.” (Kol.Deivid Smaili “Me detyrë në
    Shqipëri”, Tiranë 1998, f.142-143)
    C). PËRGATITJA E KOLABORACIONISTVE PËR PARASHUTISTË
    Emigrantët shqiptarë të arratisur në Perëndim pas Luftës Nacionalçlirimtare, për dallim
    nga emigracionet e shteteve të tjera të Lindjes, u treguan të gatshëm dhe të vendosur
    që në çdo moment të nisen në luftë për rrëzimin e regjimit të pas Luftës Çlirimtare. Ata u
    bënë objekt i gjithë ndikimeve të mundshme të shteteve perëndimore. Kurset për
    përgatitjen e tyre janë mbajtur në Itali, Gjermani, Greqi, Maltë dhe Londër. Hedhja e
    diversantëve me parashutë fillom në vitin 1948.
  3. KURSI i PARË, në fshatin Monte Mesolo, filloi përgatitjen në shtator
    1948 dhe zgjati deri 12 shkurt 1949, me ndihmën e BKI-së. Morën pjesë: Alush
    Leshanjaku, i cili gjatë luftës kish qenë komandant i milicisë fashiste në Elbasan dhe u
    bashkua me BK; në vitin 1950 u vra në Shqipëri. Xhevdet Blloshmi nga Bërzeshta e
    Elbasanit, ish një ndër organizatorët e lëvizjes balliste në qarkun e Elbasanit me
    gradën major, në 1947 u arratis në Greqi. Nue Gjin Melushi nga Rrësheni, okupacioni
    Italian e gjeti ushtar në gardën e Zogut; në mars 1946, nga frika e burgosjes u arratis në
    Greqi dhe në 1949 shkoi në Itali. Tani gjendet në Jugosllavi. Nue Pjetër Gjonmarkaj,
    nga Mirdita, kushëri i Gjon Marka Gjonit, bashkë me të pas lufte emigroi në Itali. Tani
    gjendet në Beograd. (Dosja, f.429)
    Pas përfundimit grupi u nda në dy pjesë. Shef i misionit për Shqipërinë e Mesme u
    caktua profesori Alush Leshanjaku, ndërsa si antar i grupit Xhevdet Blloshmi.
    Shef i misionit në Shqipërinë Veriore u caktua Nue Pjetër Gjonmarkaj ndërsa anëtar i
    misionit Nue Melushi.
    Në 15 shkurt 1949, grupi i Alush Leshanjakut dhe i Nue Pjetër Gjonmarkaj nga Mirdita,
    u nisën me avjon nga Italia dhe u hodhën me parashut në sektorin e Mirditës .Të parët
    u hodhën Nue Pjetër Gjonmarkaj dhe Nue Melushi, pastaj u desh që avjoni të bënte
    edhe rrotullimin tjetër, për të hedhur dy të tjerët në po të njëjtin vend, por piloti për shkak
    të mjegullës humbi orientimin dhe Alush Leshanjaku dhe Xhevdet Blloshmi u hodhën
    larg grupit të parë. Grupet nuk arritën të bashkohen, dhe u nisën në drejtime të
    ndryshme. Alush Leshanjaku u nis në drejtim të Elbasanit, ndërsa Nue Gjomarkaj
    qëndroi në Mirditë.

7
Këta në Mirditë pas disa ditësh janë takuar me 5 kryengritës mirditorë: Prenk Gjon
Gjonin, Bib Marka Bibën, Prenk Zef Gjergji, Nue Nikoll Prenku si dhe me një tjetër, dhe
së bashku shkuan në Pershqesh. I diktuan fshatarët dhe i bllokuan. Në luftime u plagos
një diversant, të tjerët u larguan, duke zhvilluar veprimtari të bujshme në terrenin e
Pukës e të Mirditës, duke qëndruar një kohë të gjatë, duke u lidhur edhe me një numër
të madh fshatarësh. Përshtypje të madhe bënte në popull sidomos pajisja e tyre me
flori. Ndonse nuk kishin udhëzime të përcaktuara mbi zhvillin e aksioneve, ata vetë,
duke parë disponimin e popullit të Mirëdistës, në muajin Gusht vranë Bardhok Bibën.
“Ky është rasti i parë i vrasjeve të kryera nga agjentët e CIA-s, ai i gushtit 1949, –
shkruan akademiku Irakli Koçollari, – kur një grup agjentësh të CIA-s, nën emërtimin
”Plan Fontana”, i futur ilegalisht në terrenin shqiptar…Për këtë rast, në vitin 1985,
kryetari i Protogramit Branch 7 (PB/7) McCarger, duke raportuar në Kongres për këtë
çështje tha: “është fare e qartë se CIA ka vlerësuar, planifikuar dhe madje ka realizuar
“operacione speciale”, përfshirë këtu edhe vrasje në një shkallë të caktuar të finalizimit
të operacioneve kundër regjimit Komunist në Shqipëri”. Grupi ishte përgatitur nga
“Office of Special Operation, në bashkpunim me Italian Naval Inteligence.” (I.Koçollari
”Operacione secrete”, Tiranë 2022, Vll.2,f.241)
Pas kësaj vrasjeje, parashutistët askush s’donte më t’i pranonte në Mirditë. Më 17 gusht
1949, grupi vendosi të kalonte në Jugosllavi, duke marrë me vete 44 kryengritës nga
Mirdita dhe Puka.
Grupi i Alush Lershanjakut që shkoi në terrenin e Elbasanit qëndroi disa muaj dhe
qëndrimi i mëtejshëm u bë i pamundur, në gusht 1949 kaluan në Greqi dhe prej andej
në Itali. (Dosja, fq.431-435)
KURSIN i DYTË 5 mujor për parashutistë – sërish me ndihmën e BKI-së, i cili u zhvillua
në muajt gusht-dhjetor 1949, përsëri në fshatin Monte Mesolo. Përsëri udhëheqës kursi
Alush Leshanjaku. Në këtë kurs bënin pjesë 21 shqiptarë në tri grupe për t’u hedhur në
Shqipëri.
Një grup prej 9 vetë kishte për udhëheqës Kolë Çuni, nga Shkodra, (Kolë Çuni, Pashk
Letaj, Zef Luku, , Mirash Marku, Gjon Gjinaj, Nikollë Nika, Nue Prisku, Bardhosh Gjeta,
Pjetër Gjoci). Grupi: Kolë Çuni, u hodhën më 29 dhjetor 1949 në malet e Pulës së
Komit, afër vendit të quajtur Qafë Kashmiri, rajoni i Pukës. Me rastin e nisjes u dhanë
edhe nga 500 monedha ari me vete. Në muajin mars 1950 grupi u lidh me një bandë të
arratisurish në Midritë, me kryetar Pashkë Suma dhe 4 të tjerë Nue Gjergji nga Kruja,
Luk Perzefi . Mark Lushi, Nue Lala nga Kruja dhe Pal Biba i Pukës.
Deri në Prill 1950 grupi ka qëndruar së bashku me këta të arratisurit në male. Me porosi
të BKI nga Roma grupi u nda në dy misione, njëri për Pukën, tjetri për Mirditën. Për
Pukën u caktua Kolë Çuni udhëheqës, me Mirash Markun, Pash Letaj dhe Zef Luka,
bashkë me të arratisurit me në krye Pash Suma e Pal Bibën. Për Mirditën udhëheqës u
caktua Gjon Gjinaj me Pjetër Gjoci, Nue Prishku, Bardhosh Gjeta dhe Nikollë Nika
Grupi i Gjon Gjinit për Mirditën, u hodh me avjon nga italianët ne shkurt të vitit 1950, në
malin Fusha e Lalës – Mirditë. Misioni i të dy grupeve ishte të propagandonin për
kryengritje dhe sa më shumë arratisje nga Shqipëria. Shërbimi Italian, i informuar nga
BKI u hodhi disa herë material nga ajri: në shkurt 1950, në maj 1950, më 26 qershor
1950, në korrik 1950, gusht 1950, në shtator 1950, tetor 1950, në 22 qershor 1951. Në

8
këto tetë dërgesa nga ajri për këta dy grupe, janë hedhur: 6250 monedha ari, përveç
500 monedha që ia dha secilit kur i hodhën, 160 automatikë të shkurtër, 35 revolverë
“Bereta”, pako me ushqume, veshmbathje, material sanitare, alkol, granata, këpucë
dimri, pelerine shiu, uniforma angleze erj. Në korrik 1951 kaluan në Jugosllavi, së
bashku me 80 dezertorë dhe fshatarë të tjerë. Tre vetë nga grupi: Nue Prishku,
Bardhosh Gjeta dhe Nikollë Nika u vranë gjatë konflikteve me forcat e ndjekjes.
Informatorë vendas të këtyre grupeve në terren kanë qenë 34 vetë: Mirash B., nga
fshati Bagjë, anëtar Këshilit Popllor i fshatit Postresh; Gjon P. po nga ai fshat, Marash L.
nga fsh.Qafë-Bushat, Dedë L., Zef T., Qerim D., Marush D., Gjon M., Noc N., Fratër
P., Pashk M., Zog S.- mësues, Dedë N., Mark T.-nëpunës dhe anëtar PPSH, Xhevat Gj.
inspector i shkollave fillore në Pukë, Kolë T., Çek Ç.- nëpunës në Shkodër, Xhovalin Gj.

  • gjimnazist, Lin Gj. – mësues, Ali N. dhe Talush N.nga fsh.Degë i Tropojës, Qerim S.,
    Mark Z. nga fsh. Mzi – pasi u zbulua u arratis me gjithë familje në jugosllavi, Ukë T. – ka
    emigruar në jugosllavi, Zef P., Framus C. – vëllanë e ka në Jugosllavi, Dedë N., Kolë
    N., si dhe Gjon K., Gjergj K., Lesh K., Gjon K., të katërt nga Fieri, të cilët në korrik 1951
    u arratisën në Jugosllavi. (Dosja e UDB, f.438-444)
    Grupi i Xhevdet Blloshmi me Isa dhe Kamber Kala, në pranverën e vitit 1951 u hodhën
    nga italianët me parashutë në rrethin e Gramshit dhe në fund të muajit Gusht 1951 hynë
    në një mbledhje në fshatin Tek Dushku të Gramshit ku diskutohej për grumbullimin e
    tepëricave të drithit në fshat, i lidhën të gjithë dhe vranë sekretarin dhe kryetarin e
    këshillit popullor dhe në shtator 1951, gjatë kthimit për të kaluan në Greqi, në fshatin
    Varvarë, rrehti i Korçës, vranë nje bari dhe sot janë në kampin Lavrion, ku Xhevdet
    Blloshmi është kryetar i BKI-së. (Dosja UDB, fq. 445 – 446)
    KURSI I TRETË 5 mujor në Itali, nga fundi Janarit deri në qershor 1949 – u përgatit
    në ishullin Monte Kristo në Itali, në afërsi të ishullit të Elbës, nën kontrollin e anglo-
    amerikanëve, me 15 emigrantë shqiptarë për t’u hedhur në Shqipëri, si dhe një grup
    nga Kosova për në Kosovë. Problematika e kursit udhëheqej nga Abaz Ermenit. Këtu u
    përgatit grupi i Shefqet Braçellarit me detyrë për të vepruar në rajonin e Korçës; grupi i
    Ali Rizës, të cilin e kish zgjedhur dhë përgatitur Xhafer Deva. Ata ishin: Shefket Ali
    Braçellari nga Lozhani Korçës, gjatë okupimit ka marrë pjesë me forcat e BK, pas lufte
    në Greqi dhe në 1949 në Itali, tashti në Jugosllavi; Shahin Dushku nga fsh. Podgorie i
    Korçës; Mustafa Lulja nga fsh. Dushar i Korçës; Seit Bylykbashi nga fsh. Pilur i Korçës;
    Riza Aliu nga Prizreni – ish kapiten; Hajredin Vuçiterna nga Rahoveci, Beqir Bajgora
    nga Shala e Bajgorës; Destan Bilushi nga Bilusha e Prizrenit; Shaqir Kabashi e Ahmet
    Kabashi nga fsh. Kabash i Gjilanit, si dhe grupi i Et’hem Çakos me Zyber Lika, Kasëm
    Zhupa nga Delvina dhe Llukman Luftiu nga Tetova që u hodhën në Kurvelesh më 8
    korrik 1949, para se të fillonin provokacionet grelke në Vidohovë. (Dosja UDB, f. 446 –
    447)
    Grupi i Shefqet Braçellarit (me Shahin Dushkun, Mustafa Begjuri dhe Seit Bylikbashi)
    zbarkoi me barkë në fshatin Divjakë të rrethit Lushnjës, në janar 1950. Pas 7-8 ditësh
    mbritën në fsh. Dushar të Korçës, duke u strehuar te Sulejman Abazi në Dushar.
    Sigurimi shqiptar ra në gjurmë dhe i futi në grackën e 18 fshatrëve të armatosur në maj
    1950, ku Braçellari mundi të ikte dhe u arratis në Jugosllavi. (Dosja UDB, f. 447 – 448)

9
Grupi i Ali Rizës, i përzgjedhur nga Xhafer Deva, ku bënin pjesë edhe Beqir Bajgora,
Destan Berisha, Ahmet Kabashi, Shaqir Kabashi dhe Hajredin Vuçiterna, u hodh me
parashutë në dhjetor 1949 në rajonin Përlat-Mirditë. Me të rënë në tokë u ndeshën me
forcat e ndjekjes, ku u vra Ali Riza, anëtarët e tjerë të grupit, të udhëhequr nga Pal Biba
u bartën në rretin e Pukës ku veproi deri në shtator 1950, dhe pastaj u futën në
Kosovë, ku Hajredin Vuçiterna u dorëzua, ndërsa të tjerët shkuan në Greqi. (Dosja
UDB, fq.448 -449)
KURSI I KATËRT në Frankfurt – Gjermani Perëndimore me 16 emigrantë: 8 qershor –
10 shtator 1951, me 15 shqiptarë: Hysen Salko nga Peshkopia, Hysen Ismaili nga
Gjilani, Rifat Zyberi nga Shkodra, Dedë Lili nga Shkodra, Azis Rustemi nga Shkodra,
Xhavit Ermenji nga Skrapari, Kaptel Meleqi nga Berati, Muço Hasani nga Vlora, Teki
N., nga Berati, Muhamet Hoxha nga Gjirokastra, Kasëm Shehu nga Gjirokastra, Riza
Qamili nga Gjirokastra, Fadil Veliu nga Gjirokastra, Din Lushnja nga Lushnja, Kalem
Xhepe Xhipi nga Lushnja.
Së bashku me grupin e parashutistëve u përgatit edhe grupi I radiotelegrafisë prej 14
emigrantë: Isuf Uka – nga rrethi Prishtinës; Abdulla Kika – nga Kosovë, Dilaver Kaçupi
–nga Gjirokastra, Laver Likaj-nga Gjirokastra, Tahir Prençi – nga Peshkopia,, Rushit
Plaku-nga Konispoli, Faik Dalipi –nga Berati,, Bajram Meçe-nga Korça, Hajrulla Selim
Myrtezi-nga Tërpeza e Gjilanit, Isuf Luma-nga Luma, Hasan Spata – nga Peshkopi,
Dalip Cila-nga Peshkopia, Lulash Mihali-nga Dukagjini dhe Emin Alia-nga Vlora.(Dosja,
fq. 467)
Pas këtij grupi, në Frankfurt janë trajnuar edhe KATËR GRUPE TË TJERË, po gjatë
këtij viti, nga 21 shqiptarë, të cilët ndërmorrën një valë të re hedhjesh parashutistësh në
Shqipëri.
Grupi i Han Kotares vet i tretë, Grupi i Dede Bog Hilit vetë i pestë,, Grupi i Xhavit
Ermenjit vet i katërt, Grupi Muharrem Hoxhës vet i katërt dhe grupi i Hysen Salkut vet i
pestë nga Peshkopia, i cili u hodh në 14 tetor 1951. U vranë Hysen Ismaili, Hyssen
Salku helmoi veten, tre të tjerët dolën në Greqi (Dosja, f.468 -473)
Veprimtaria e amerikanëve është gjatë viteve 1952 dhe 1953. Grupi i Tosun Mehmetit
(nga Kamenica e Korçës), duke pas në përbërje Kadri Shkozën nga Shkoza e Korçës,
Ilmi Voskopoja nga Voskopoja, Kajo Treshova nga Treshova e Korçës. Grupi i Ibrahim
Kullës nga Zëmlaku, me Qerim Kulla nga Zëmlaku dhe Rushit Plaku nga Konispoli
(Dosja UDB, fq.473 – 476)
Ç). GJASHTË KURSET 4-MUJORË PËR SPIUNAZH
Emigrantët shqiptarë në Perëndim të arratisur pas Luftës Nacionalçlirimtare, për dallim
nga emigracionet e shteteve të tjera të Lindjes, u treguan të gatshëm dhe të vendosur
që në çdo moment të nisen në luftë për rrëzimin e regjimit të pasluftës çlirimtare, për ta
ripushtuar Shqipërinë nga të huaj. Ata u bënë objekt i gjithë ndikimeve të mundshme të
shteteve perëndimore.
Hedhja e diversantëve me parashutë për spiunazh fillom në vitin 1948. Kurset për
përgatitjen e tyre janë mbajtur në Itali, Gjermani, Greqi, Maltë dhe Londër.

10

  1. Kursi i parë u përgatit në Gjermaninë Perëndimorë (Mynih).në Korrik
    – Tetor 1948 me 15 emigrantë, ku bënin pjesë 3 grupe: grupi i Shefqet Braçellari, Ali
    Rizës dhe i Ethem Çakos. Grupi i Hetem Çakos i përbërë nga Kasëm Zhupa, Llukman
    Luftiu dhe Zyber Lika u hodh nga ajri më 8 Korrik 1949 dhe u kap nga Forcat e
    Sigurimit të Tepelenës, ku Zyber Lika mbeti i vrarë. Dosja e UDB ,f. 446)
  2. Kursi i Dytë Filloi në Maj 1950 i përzgjedhur nga anglo-amerikanët, me
    16 emigrantë: 4 prej Vlore, 3 prej Kruje, 1 prej Tirane, 2 prej Kuksit, 3 prej Peshkopie, 1
    prej Burrelit, 1 nga Peja, 1 nga Prizëreni, nën udhëheqjen e Gaqo Gogo-s, Sahit
    Kryeziu dhe Zef Pali.
    Në fillim të Tetorit i çuan në Athinë, dhe në 16 tetor 1950 i hodhën me 26 parashuta; 13
    prej tyre ranë në duart e forcave të ndjekjes në Shqipëri. (Dosja e UDB, fq.452),
  3. Kursi Tretë në Maltë, përgatiti shumë grupe nga anglezët. Kursi i parë,
    1 Mars – 1 Korrik 1951, me 23 kandidatë, ku bënin pjesë Tahir Tela nga Shupenza, Isuf
    Lala nga Muhri, Sabri Daut Rexha nga Sllatina dhe Sami Rexhep Dedja nga fsh.Lekaj i
    Kavajës. U futën në Shqipëri më 7 korrik 1951. ( Dosja e UDB, f.459)
  4. Kursi i Katërtë në Frankfurt –Gjermani Perëndimore me 14 emigrantë,
    8 qershor – 10 shtator 1951. Drejtues kursi majori amerikan me pseudonim “Henrih”,
    instruktorë Xhemal Laçi, Xhevdet Skënderaj dhe Jani Dilo. (Dosja e UDB f.464),
    Gjatë vitit 1951 anglezët futën në Shqipëri edhe grupin e dytë prej 4 vetë me Abil
    Lejçani nga fsh. Luz i Kavajës, Dalip Ramadan Bili nga fsh. Pleshtan i Kuksit, Ali
    Rexhep Cara nga fsh. Laç i Krujës, Hidër Xhemal Sefa nga Kruja. Ky grup duhej të
    vepronte në terrenin Krujë – Kavajë. Edhe ky grup u hodh në 7 korrik 1951.
  5. Kursi i Pestë, po në Maltë, në vitin 1952 anglezët përgatitën dhe
    hodhën edhe dy grupe të tjerë: Grupi i Dedë Zef Prengut nga Kakariqi i Shkodrës, Nue
    Frok Zefin nga Kuzhnini i Rrëshenit, Nue Brozi nga Vau Shkez i Rrëshenit, dhe i Sejdi
    Bajrami nga Peja e Kosovës. Ky grup u hodh në 6 korrik 1952 në Grykë të Drinit. Ditën
    e tretë të hedhjes Nue Brozi u dorzua në organeve të pushtet. Pas 5 ditësh edhe Sejdi
    Bajrami. Dy të tjerët më 1 tetor 1952 dolën në Jugosllavi, “të cilët – thuhet në këtë Dosje
    – kana ardhë tek ne vëllezërit”.
    Ndërsa Grupi i Tefik Kojklës, me propozim të Abaz Ermenjit, i përbërë nga Tefik Kokla
    nga Gramshi, Muço Çeprati nga Gramshi, Baki Ermenji nga Ermeni, Muharrem Skrapari
    po nga Skrapari, Ali Treblova nga Pogradeci, i cili u përgatitën në Maltë dhe në fillim të
    Tetorit 1952 zbarkuan me anije në bregdetin shqiptar dhe depërtuan deri në Gramsh
    dhe atje ranë në përpjekje me forcat e Ndjekjes. U vra Tefiku, Muço Çeprati u plagos
    dhe në vitin 1953 u pushkatua, ndërsa dy të tjerët u kthyen në Greqi.
  • Edhe në fund të marsit 1952 u hodh një grup tjetër i Maltës në Durrës,
    njëri u kap të tjerët u vranë;
  • Në 6 dhjetor 1952 zbarkoi një grup tjetër me barkë në Durrës, të cilët
    u kapën të gjithë.
  • Gjatë vitit 1953 anglezët futën edhe një grup tjetër nga Greqia, i cili u
    eleminua. (Dosja e UDB, fq. 478. – 485)
  1. Kursi i Londrës nga 3 maji deri në 30 qershor 1953 anglezët trajnuan
    me 5 emigrantë shqiptarë, të përzgjedhur nga kampi Lavrion në Greqi. Këta ishin:
    Ibrahim Mula nga Vërlani Korçës, Osman Karaja nga rrethi Tiranës, Nuredin Nurçe nga
    Arëza e Korçës, Haki Halil Idrizi nga fsh. Tërpezë i Gjilanit, Hajrulla Selim Myrtezai edhe
    ky nga Tërpeza. Më 18 korrik 1953 kaluan kufirin, por u kthyen pas dy ditësh, ngaqë u

11
sëmur kryetari grupit. Hynë përsëri më 29 gusht 1953 diku mbi fshatin Podgorie ku u
përleshën me fshatarë të armatosur, ku vranë 8 fshatarë, 4 prej tyre nga Pojani, dhe 3
ushtarë dhe u kthyen në Jugosllavi më 2 shtator 1953. (Dosja UDB. fq. 486 – 506)
D). NË PROGRAMIN E GRUPVE DIVERSIONISTE ISHTE EDHE TERRORIZMI.
Ata bënin çmos të vrisnin udhëheqës e kuadro të partisë e të shtetit, dhe të
propagandonin në popull se i kanë vrarë komunistët me qëllim që të ngjallej vala e
zemërimit dhe të hynte përçarja në popull. Atëhere vazhduan luftën me forma të tjera.
Gjithë mbeturinat e Ballit Kombëtar e të Legalitetit, filluan të organizoheshin nën
patronazhin e oficerave të ish misioneve amerikan e anglezë në Shqipëri gjatë luftës:
koloneli Herbert, Emeri, Maklin e të tjerë, që u ngarkuan me këtë detyrë. Ata arritën të
krijojnë të ashtuquajturin “Komiteti Shaipëria e Lirë”, pranë të cilit u ngrit edhe një
“shtab ushtarak” me në krye Abaz Kupin. Pati nga emigrantët e gënjyer që u penduan
dhe donin të ktheheshin, dhe disa edhe u kthyen, ndërsa shumica të mashtruar nga
propaganda antikomuniste, shkuan më thellë në rrugën e tyre dhe përfunduan në
kampet e strërvitjeve si në Romë, Munih, Londër, Athinë e gjetkë, për t’u përdorur si
mish për top në interesat e synimeve greke, serbe e italiane.
Në fillim hidheshin me avjonë trakte kundër pushtetit popullor, të cilët populli i mblidhte, i
dorëzonte ose i digjte. Kjo propagandë bëhej për të përgatitur terrenin për parashutimin
e kriminelëve dhe futjen e tyre në vendin tonë nëpërmjet Italisë, Greqisë e më pas nga
Jugosllavia për të bërë sabotime, atentate etj. Pra, gjithë shpresat e rrëzimit nga
pushteti të çlirimtarëve të Shqipërisë, anglo-amerikanët e kishin mbështetur te këta
elementë bastardë që, me thikë në njërën dorë dhe flori në tjetrën, u munduan të
trembnin e të blinin popullin në masë që t’u vinte pas. Por të gjithë ata që guxuan të
kafshonin Shqipërinë, lanë kockat në tokat e saj.
Kjo u përsërit edhe në vitin 1961, kur Abaz Kupi ftohet në Londër e pritet me nderim
nga Emeri, tashmë ministër britanik i aviacionit, nga deputeti Maklin, nga koloneli Smail
në lirim, nga gazetari Kemp, ndërsa vajza e kryeministrit Makmilan, ishte e pranishme
në çdo aktivitet që u organizua për Abaz Kupin (Bazin e Canes) gjatë qëndrimit të tij 3
ditor, dhe është ajo historane, që është shprehur në ato vite: ”E MJERA SHQIPËRI, ME
KAQ SHUMË ARMIQ TË FUQISHËM DHE KAQ PAK MIQ !.”
Po atë vit, 1961, reaksioni përgatiti edhe një farsë tjetër, “miratoi” inisiativën e djalit të
Zogut për t’u shpallur “Mbret” i Shqipërisë, pranë të cilit caktuan gjeneralin Blomberg
dhe major Kempin.
Përballimi i gjithë kësaj veprimtari armiqësore, si një zinxhir i gjatë e i pakuptuar, që
është zhvilluar nga kolaboracionistët si dhe nga emigrantë ekonomikë të mashtruar nga
armiqtë e jashtëm, përbën një histori lufte gati 10 vjeçare, 1944-1953. Dhe ngaqë
populli ynë nuk fjeti në dafina, ajo luftë u fitua falë mbështetjes mbarë popullore, njësoj
si gjatë LANÇ-it.
Tiranë, 7 Shtator 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments