Qeveria dhe opozita japin vlerësime të ndryshme për fjalimin e presidentes Siljanovska. Sipas LSDM-së, Siljanovska i përkrah politikat e qeverisë që çojnë drejt izolimit dhe largimit nga Bashkimi Evropian. Ndërsa nga VMRO-DPMNE-në, thonw se Siljanovska shprehu qëndrimin e saj parimor, duke theksuar se orientimi i vendit është drejt integrimeve evropiane, por sipas kritereve të Kopenhagës.
“Më vjen keq që presidentja zgjodhi të jetë në anën e qeverisë më të korruptuar dhe kriminale në historinë e vendit tonë dhe në këtë moment në Europë. Kjo konfirmon atë që kemi thënë javët dhe muajt e fundit: Kjo qeveri, dhe sot presidentja i dha mbështetje, po e çon Maqedoninë drejt izolimit, historia evropiane për ne ka përfunduar, nuk do të ketë reforma dhe pritet një krizë e madhe”, tha Venko Filipçe – Kryetar i LSDM.
“Mund të them se është mirë që presidentja Siljanovska-Davkova përmendi se Maqedonia ka një rol proaktiv, nuk konstatoi vetëm problemet e trashëguara nga qeveritë e mëparshme, por ofroi edhe disa zgjidhje proaktive për të gjetur një rrugëdalje nga kjo gjendje, veçanërisht në bisedimet me përfaqësues zyrtarë në Bruksel”, u shpreh Antonio Milloshoski – deputet VMRO-DPMNE.
