VMRO-DPMNE-ja fitoi në 41 komuna dhe ka fituar më shumë deputetë sesa LSDM-ja pa partner të koalicionit BESA edhe krahas atmosferës jodemokratike dhe ryshfetit masiv të cilin ekipi i Zaevit e ka bërë gjatë fushatës.
Qeveria e Zaevit do të thotë fundosje shtesë të ekonomisë dhe ndezje e krizës shëndetësore, gjëra me të cilat ai dhe LSDM-ja treguan se as nuk dinë as nuk mundet të përballen. VMRO-DPMNE-ja është parti e cila ka marrë mbështetje tek populli dhe e cila do të përballet me të gjitha sfidat para të cilave është drejtuar Maqedonia dhe populli. Shkëlqimi i Zaevit e shkatërroi Maqedoninë, pra jemi sjell në situatë që shteti të mos ketë para pas shtatorit. Kësaj duhet t’i jepet fund.
Zaev është mbetja e fundit nga tranzicioni i cili duhet të mposhtet, sepse me një politikan të tillë Maqedonia nuk ka ardhmëri evropiane, sepse i njëjti është antipodë ndaj vlerave evropiane. Tregoi në këto tre vite se nuk ka pasur as suksese ekonomike, as drejtësi, as luftë kundër krimit, por përkundrazi ishte bartës i të gjitha humbjeve, mossukseseve të Maqedonisë dhe në fund të fundit ishte sinonim për korrupsion.
Qendra për komunikime të VMRO-DPMNE-së