Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, në një postim në Twitter tha se është marrë një “pauzë teknike” në bisedimet Ukrainë-Rusi deri të martën.
“Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përcaktimeve individuale. Negociatat vazhdojnë,” tha Podoliak.
Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi ato si “bisedime të vështira”.
Podoliak tha se seanca e katërt po mbahej praktikisht, jo personalisht, me ekipin negociues ukrainas në Kiev./21Media