7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRaundi i dytë në Tetovë dhe Gostivar, takim mes Aleancës dhe Besës

Raundi i dytë në Tetovë dhe Gostivar, takim mes Aleancës dhe Besës

https://alsat.mk/raundi-i-dyte-ne-tetove-dhe-gostivar-takim-mes-aleances-dhe-beses/

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë ngritur në nivel sekretarësh çështjen e Tetovës, përkatësisht mbështetjen reciproke ndaj Bilall Kasamit në Tetovë dhe Arben Taravarit në Gostivar. Sekretari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka deklaruar se së shpejti pritet një takim me sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku do të definohet mbështetja ose jo ndaj Kasamit në Tetovë i cili në raundin e dytë garon me Teuta Arifin e BDI-së. Dy eksponentët nuk deshën të prononcohen për takimin, por Hoxha ka theksuar se në Tetovë e pret mbështetjen edhe nga LSDM-ja, pasi zgjedhja e Kasamit për kryetar do t’i jepte LSDM-së një deputet më shumë në Kuvend, pas tërheqjes së tij nga pozita e ligjvënësit.

Ndërkohë Alternativa sot zgjodhi heshtjen. Një natë më parë një porosi e zëdhënësit të partisë, Orhan Murtezani la të kuptohet në mënyrë të drejtpërdrejtë se Alternativa nuk e mbështet Kasamin për kryetar të Tetovës. Reagimi i Alternativës erdhi pas deklaratës së nënkryetarit të ASH-së, Elmi Aziri i cili deklaroi se mbështetja për Kasamin parimisht është e mundur dhe se për këtë duhet të vendosin organet e partisë. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot nuk iu përgjigj thirrjeve të Televizionit Alsat për të konfirmuar ose përgënjeshtruar qëndrimin e fundit. Jo zyrtarisht mësohet se qëndrimi i fundit i Alternativës nuk ka buruar nga organet e partisë dhe se për këtë çështje do të thirret mbledhje ku do të përcaktohen për mbështetjen e përbashkët me ASH-në ndaj Kasamit ose jo. Burgime nga Alternativa thonë se organet e partisë do të mblidhen për të shqyrtuar edhe përgjegjësinë e Gashit për rezultatin zgjedhor në raundin e parë. Ndërkohë në Kërçovë, kandidati i pavarur Fatmir Limani ka thirr mbledhje nga e cila do të konstatohet mbështetja ose jo për kandidatin e BDI-së në këtë komunë, Fatmir Deari i cili në raundin e dytë shkon me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Aleksander Jovanovski.  Nga raundi i parë diferenca mes Kasamit dhe Arifit është vetëm 700 vota. Kandidati i ASH-AAA-së u radhit i treti me 6.165 vota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments