Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe futjen e pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe në Karaçevë raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e komisionit për Legjislacion Fatmire Kollçaku hyrjen e xhandarmërisë në Karaçevë e ka konsideruar si provokim për banorët e vendit.
“Hyrja e ushtarëve serbë në Karaçevë mund të konsiderohet edhe si provokim për qytetarët e vendit.”, tha ajo.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pasur kritika të ashpra ndaj drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Ai ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës.Më tej ai ka thënë se xhandarmëria serbe ka hyrë edhe me 20 mars, por në atë kohë nuk e ka reaguar ish-kryeministri Kurti.
“Më shumë se çdo herë më parë ka depërtua r xhandarmëria serbe në Karaçevë, me 20 mars ka hyrë edhe një herë xhandarmëria serbe dhe kryeministri Kurti nuk e ka qel gojën. Rashit Qalaj kësaj here nuk ka me kaluar këtë punë kështu, sepse ne nuk jemi me e fut fryt në zall e na këtu me u bë kinse nuk po dimë, sepse drejtori i Policisë nuk është këtu vetëm për tenderë të vet dhe me u servilu, unë jam që të kërkohet dorëheqja e drejtorit të Policisë”, është shprehur Berisha.
Më tej ai ka thënë se xhandarmëria serbe ka hyrë edhe me 20 mars, por në atë kohë nuk e ka reaguar ish-kryeministri Kurti.
Ai ka shtrembëruar mbiemrin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelel Sveçla, duke e quajtur Xhelal Sveklla.
Ndërsa Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se ky problem është i kamotshëm, dhe nuk mund të adresohet problemi te asnjë qeveri.
“Unë jam i shqetësuar njëjtë si ti dhe nuk po e adresoj problemin te asnjë qeveri të caktuar. Banorët në Karaçevë janë ankuar për çdo javë se po e prej territorin xhandarmëria serbe. Unë edhe një herë po e thanm që po mungon komunikimi me institucionet”, tha Selimi.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka thënë se nuk është pajtuar me deklaratën e ministri Veliu, i cili ka thënë se ka qenë një lëvizje rutinë.
Musliu ka kërkuar qe ministri Veliu të ftohet në interpelancë, në mënyrë që të kenë të drejtën e pyetjes të gjithë deputetët.
“Unë mendoj qe ky problem nuk zgjedhjet me shkuarjen individualisht në ato zona. Nuk pajtohem me deklaratën e ministrit Veliu, i cili thotë në mënyrë injorante se ka qenë një lëvizje rutinë, dhe nëse këto janë të lejueshme dua të dijë se kur kanë bërë lëvizje Ushtria e Kosovës,një lëvizje me KFOR-in në territorin e Serbisë. Unë pajtona plotësisht qe ministri Veliu të ftohet në interpelancë”,është shprehur Musliu./ eo