Maqedonia renditet e 53-ta nga gjithsej 177 vende për sa i përket lirive ekonomike – sipas Fondacionit Amerikan Heritage.
Në raport me vendet e Evropës dhe të rajonit, Maqedonia ka një vlerësim nën mesatare – e renditur në vendin e 32-të, ndërsa në mbarë botën vlerësimi ynë për liritë ekonomike është mbi mesataren. Në shumë segmente ka nota më të ulëta ndërsa ka notë të lartë për politikën tatimore.