8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRaport i Bankës Botërore: Shkalla e varfërisë pritet të rritet rreth 20...

Raport i Bankës Botërore: Shkalla e varfërisë pritet të rritet rreth 20 %. 130 000 qytetarë të Maqedonisë rrezikojnë të shkojnë në varfëri të plotë

Simulimet e Bankës Botërore parashikojnë që niveli i varfërisë të rritet nga rreth 17 për qind në vitin 2019 në rreth 20-23 për qind në vitin 2020 dhe nga 55.000 në mbi 130.000 qytetarë në Maqedoninë e Veriut (në varësi se sa zgjat kriza), do të përfshiheshin në varfëri.

Kjo thuhet në shënimet që shqyrtojnë ndikimin e Kovid-19 në sistemet shëndetësore, varfërinë dhe mirëqenien e familjeve, arsimin, mbrojtjen sociale, tregjet e punës dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit në Ballkanin Perëndimor. Ato janë plotësim i Raportit të rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor numër 17 të Bankës Botërore.

“Efektet e kombinuara të fitimeve më të ulëta dhe remitancave më të ulëta si rezultat i Kovid-19 ka të ngjarë të rrisin nivelin e varfërisë nga para 2017 dhe madje edhe para 2015 në varësi të kohëzgjatjes së krizës. Simulimet parashikojnë që shkalla e varfërisë do të rritet nga rreth 17 për qind në 2019 në rreth 20-23 për qind në vitin 2020 dhe nga 55.000 në mbi 130.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut (në varësi të faktit nëse zgjat kriza), do të bjenin në varfëri”, qëndron në raport.

Në raportin “Ndikimi i KOVID-19 në varfërinë dhe mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor” shprehet se para pandemisë, varfëria midis punëtorëve në sektorët më të prekur ishte vetëm 4 përqind, por kjo normë vlerësohet në rreth 8 përqind në Skenarin 1 dhe 15 për qind në skenarin 2.

“Ndikimi i epidemisë ka të ngjarë të ndryshojë përmes shpërndarjes së të ardhurave; të ardhurat do të bien me rreth 5 deri në 8 për qind në mesin e atyre në kuintilin më të ulët dhe nga 7 në 13 për qind ose më shumë në pjesën tjetër të popullsisë. Gjithashtu, më shumë se 75 për qind e atyre që ka të ngjarë të bien në varfëri tani nuk janë të mbuluar nga ndonjë program i mbrojtjes sociale”, thuhet në raport.

Përveç vendit tonë, rezultatet jepen nga vendet për Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Simulimet tregojnë se përveç efekteve shëndetësore, varfëria mund të rritet ndjeshëm dhe klasa e mesme në të gjitha vendet mund të zvogëlohej.

Autoritetet këshillohen të ofrojnë shërbime themelore, siguri ushqimore, strehim dhe shërbime themelore sociale për më të prekurit. Përgjigjet e politikave duhet të mbrojnë jetesën dhe të lehtësojnë rimëkëmbjen e punëtorëve në sektorët informal dhe formal./ tv 21-MIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments