9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRamush Haradinaj për rastin Kumanova: Do të kërkojmë djemtë tanë të vuajnë...

Ramush Haradinaj për rastin Kumanova: Do të kërkojmë djemtë tanë të vuajnë dënimin në Kosovë

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, sonte është takuar me familjarët e të burgosurve të rastit të Kumanovës, të burgosur që po vuajnë dënimin në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

“Takova sonte, në shenjë kujdesi për djemtë tanë, familjarët e të burgosurve të rastit Kumanova. Do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve të tyre, në pritje që drejtësia në Maqedoninë e Veriut, të bëjë zbardhjen e plotë të rastit, duke i rihetuar të gjitha rrethanat”, deklaroi Haradinaj.

Sot, Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte dënuar me 746 vjet burgim. Për veprën terrorizëm ishin dënuar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës.

Haradinaj dha edhe një premtim deri te familjarët, nëse merret vendimi përfundimtar për të burgosurit e rastit në fjalë.

“Ua konfirmova atyre se sa më shpejt që merret vendimi përfundimtar, ne do ta ushtrojmë të drejtën sipas marrëveshjes me shtetin fqinj, që djemtë tanë ta vuajnë dënimin në Kosovë”, deklaroi Haradinaj.

Në këtë rast gjyqësor bëhet fjalë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në ‘Lagjen e Trimave’, në Kumanovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments