LajmAnaliza nr. 5 Instituti për Mendim të Lirë & Lajm TV
Pse ky u ba ka Artani kur kundër ishte krejt Amerika, populli dhe vatani?!
Opinioni e mban mend sigurisht, pasi ndonëse ishte vjet, në vitin 2024, ishte gjë që ndodhi vetëm para tre-katër javëve, që mu këtu, në lajmanalizë, u bë analiza e parë e plotë e futjes në Listë të zezë amerikane të funksionarit më të lartë qeverisës të BDI-së, gjatë viteve qeverisëse, ish-zëvendësit të parë të kryeministrit të qeverisë BDI-LSDM, Artan Grubi. Pra, ajo analizë, u bë në fillim fare, menjëherë pas futjes në Listë të zezë, kur ky element, tani në ikje ende ishte në vend dhe bile aktiv politikisht. Mandej, tha se tërhiqet, e tek mandej ju ngrit aktakuza për një vepër tjetër. Mandej tha se ishte i pastër si loti, e mandej iku, e mandej BDI-ja u distancua prej tij. Nga më së paku dy funksionarë të lartë partiakë të BDI-së.
Kjo është një përkujtim i shkurtër për krejt rrjedhën e ngjarjeve në lidhje me këtë, sepse mandej prej asaj analize të menjëhershme, më nuk e përmendëm punën e këtij ikanaku. Edhe pse kjo ishte arratisje e profilit më të lartë funksionar shtetëror i Maqedonisë pas Gruevskit, i cili njashtu pat ikur me asistencë diplomatike.
Dy janë arsyet se pse më pastaj nuk u trajtua as nga ne, po as nga pjesa shqip e opinionit publik në Maqedoni kjo çështje:
E parë ishte se akuza dhe lënda që ju hap mandej ndonëse e madhe; Llotaria dhe miliona euro të shumta, ishte tjetër nga vepra e cila cekej në Listën e zezë dhe u ngrit vetëm pas futjes në Listën e zezë amerikane. Pra, me këtëveprim, vonë dhe tjetër, gjyqësori i Maqedonisë në të cilin, ja pra me arsye, qytetarët besojnë vetëm 2 përqind, shfaqi dobësi, sepse e hapi lëndën vetëm pas futjes në Listë të zezë; pra, vetëm pas ndërhyrjes të një shteti tjetër, edhe jo me atë lëndë që ceket në arsyen e futjes në Listë zezë, marrjen dhe dhënien e rryshfetit për lirim të Mijallkovit, por me një tjetër lëndë; bile kjo lënda me gjykatësin dhe rryshfetin ende ka mbetë pezull vetëm në listën amerikane edhe pse aty është me krejt elementet, e gatshme si lëndë dhe aty është edhe gjykatësi, përcjellës në lëndë dhe listë! Pra arsyeja e parë se pse opinioni nuk u mor më me këtë, ishte se Artanin e ngarendte një gjyqësor i dobët dhe i pabesueshëm.
Arsyeja e dytë ishte se, në të njëjtën kohë, bile edhe para rastit të këtij, u hap një hetim tjetër shumë milionësh, për një ish drejtor të REK “Bitolla” dhe i njëjti nuk u përfol aq në opinion edhe pse kishte zëra se moti ishte larguar dhe ikur nga vendi. Bile, pati llafe edhe se e ka lënë shtetësinë e Maqedonisë; një mekanizëm që e përdorin ikanakët nga ligji, për tu mbrojtur nga ekstradimi, sidomos në raste kur kanë një shtetësi tjetër. Pra, ky njësoj ikanak, njësoj i akuzuar për miliona, por nuk flitej për të edhe bile akuza dhe kërkimi vetëm tash, henez, para do ditëve u shpall për te?! Por, ai e kishte emrin Vasko, dhe jo Artan. E me këtë në pjesën shqiptare u dyshua për drejtësi selektive në baza etnike?! Në fakt, vetëm u forcua bindja dhe dyshimet që i kanë shqiptarët moti me këtë gjyqësor?!
Pra, opinioni erdhi në konstatim se më nuk duhet të folet për Artanin pasi nuk po folet për këtë Vaskon; disi: iku ku iku, pse vetëm Artani të lypet dhe kërkohet. Edhe ate si kështu ai të kërkohet si njeri dhe jo paret e qytetarëve; të vjedhura nga ajo Llotari?! Sepse të mos harrojmë nuk u bë bllokim dhe hulumtim të asnjë xhiro-llogarie bankare të Grubit, partisë BDI ku ishte kryesori ky njeri; e as të implikuarve tjerë në këtë rast. Pra këto joproporcionalisht po e kërkonin Artanin e BDI-së dhe jo milionat e Llotarisë?! Kurse interesi i parë gjithmonë i qytetarve është për paret e tyre dhe jo për hajdutin. Si i çdo dëmtuari që së pari sheh ta ktheje mallin, e tek mandej hajduti ta barte fajin!
Por, mandej ndodhi një moment tjetër: shteti dhe institucionet e ngritën padinë edhe për këte Vasko Kovaçevskin e REK “Bitolla”, e nga ana tjetër doli kryetari i BDI-së dhe tha se “Artani është shëndoshë e mirë e diku nëpër shqiptari”.
Aha… Kjo ashiqare ishte prap një hidhja-futja politikë, ama këtë herë u hudh dhe u fut ky vet. Kur me të drejtë krejt e përkujtuan, nga nivelet më të larta politike, se duhet të paraqitet në prokurori nëse ka informata për vendndodhjen e ikanakut nga ligji, atëherë menjëherë me metodën hyn llaf nga dole, u bë një kthim dhe përgënjeshtrim ama ishte vonë; u kthye çështja e Artanit në opinion dhe në politikë. Pas kësaj deklarate opinioni më të drejtë filloi të pyes pyetje legjitime të cilave do mundohemi tëu përgjigjemi në këtë lajmanalizë:
1. Pse u tha se në hapësirë shqiptare kur dihet se ky element dhe kjo parti ishte përkrahës i Ballkanit të Hapur, bile edhe vonë, edhe pasi doli Shqipëria nga kjo iniciativë? Mos ky ikanak nëpërmjet Kosovës ka ik në Sërbi? Dhe aty shfrytëzon lehtësimet nga “Open Ballkan” për punë, qëndrim e veprim?! Ose edhe dilema: a quhet edhe Lugina e Preshevës hapësirë shqiptare që administrativisht ndodhet në Sërbi?! Nime ku ik njeri i futur në Lista të zeza amerikane, përpos në vende si Serbi dhe Rusi?!
2. Pse llafe për drejtësi selektive dhe hakmarrëse, kur lënda për të cilën është futur në Listë të zezë ky është mu përzierja dhe ndikimi në gjyqësor? Pra, i njëjti gjyqësor që deri dje ka qenë i kontrolluar mu nga këto elementë? Ku ende gati krejt antarët e këshillave gjyqësorë janë të vendosur nga BDI, në 20 vite qeveri?! Çfarë broçkulla janë këto? Si shahet dhe nuk besohet mu gjyqësori që vet e kontrollon?!
Dhe pyetja më e denjë për analizë që u shtrua me këtë kthim, pra, mbrojtja e Artanit nga ana e liderit të partisë, edhe pasi në instanca më të larta ishin distancuar nga ky dhe se nuk është BDI; ska lidhje me BDI, as me liderin e tjera, e tjerë, që u përsëritën shumë herë; çka ndodhi ndërmjet? Pse pasi u distancuan shumë herë dhe shpejt, ky zgjodhi të jetë prap ka Artani? Pse u ba ka Artani e kundër krejt Amerika, populli dhe vatani?!
Prej krejt përgjigjeve se çka ka mund të ketë ndodhur ndërmjet, pikëpyetjeve dhe habisë me probabilitet më të lartë, duket se ky njeri është kërcënuar me diçka nga ana e këtij elementi në ikje; pra i vetmi shpjegim domethënës mbetet se ndërkohë pas krejt distancimit të bëhesh prap ka Artani, kundër mendja, politika, populli e vatani, mbetet se ky është i kërcënuar dhe zënë pisk mu nga ky. Nuk është e hera e parë që parti në Maqedoni janë me liderë të zënë; në pozitë e në opozitë, parti shqiptare dhe maqedonase, të shantazhuara nga njerëz dhe insitucione; brenda dhe jashtë vendit. Disa nga ata liderë për një kohë kanë vazhduar e kanë mbajt peng krejt partinë dhe popullsinë, ama u pa se ashtu nuk bëhet politikë! E pse kjo gjë është gjendje shumë e keqe, në këtë rast së pari për BDI-në si parti e mandej për krejt ate që ata thiren si politikë edhe kur je si këto je në opozitë; do të mundohemi të shpjegojmë në lajmanalizën e rradhës; nëse deri atëherë nuk ndodhë ndonjë ndryshim në këtë parti.
Ju falemiderit!