Shkruan: Ramadan Ramadani, analist
LajmAnalizën e rradhës e fillojmë me dy lajme. Një lajm të vjetër, nga viti 2010, kur në
bahçen e Komisionit për Lustrim u hodhën disa dosje për ish krerët e UÇK-së në Maqedoni dhe një lajm taze se në Bruksel u shpall dënimi me burg të përjetshëm për tre ekzekutorë nga shërbimi jugosllav serb për vrasjen e Enver Hadrit në Belgji në vitin 1990.
1.) Komisioni i Lustrimit në Maqedoni, i cili po analizon dokumente të cilat pretendohet se
janë dosje të shërbimit sekret të ish-Jugosllavisë, thotë se ato janë të fabrikuara.
Ekspertë në Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Agjencinë e Zbulimit dhe nga Arkivi i
Maqedonisë thanë se pas analizave të bëra të dy dosjeve rezultonte se ato nuk ishin mbajtur sipas standardeve të shërbimeve sekrete.
“Nga këto organe morëm të dhëna që thonë se dosjet nuk mund të trajtohen si origjinale,”-
tha Tome Haxhiev, Kryetar i Komisionit të Lustrimit, duke shtuar se ‘gjatë krahasimit me dosje të tjera, shihet qartë se fjala është për dallime jo të zakonshme që çojnë në përfundimin se janë plagjiatura’.
Disa nga dokumentet e publikuara nga media në Shkup implikonin zyrtarë të lartë të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, përfshirë këtu dhe kreun e saj, Ali Ahmeti, shkruante BBC në vitin 2010.
2.) Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm mbrëmjen e së mërkurës tre autorët e vrasjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadri. Veselin Vukotiq dhe Andrija Draskoviq u shpallën fajtorë për vrasjen e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spasiq u shpall fajtor për dhënien e urdhrit për vrasje.
Enver Hadri, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në
veturën e tij ndërsa ishte ndalur në semaforin e kuq në Saint-Gilles më 25 shkurt 1990.
Gjyqtarët profesionistë dhe të 12 juristët nuk kanë dhënë asnjë rrethanë lehtësuese për tre
të dënuarit, duke i dënuar të gjithë me burgim të përjetshëm, dënimin maksimal. Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:00, Enver Hadri ishte në timonin e makinës së tij, ndaloi në semafor të kuq, kur pranë tij u ndal një automjet tjetër. Dritarja e pasagjerit të këtij automjeti është ulur dhe është qëlluar, sipas disa dëshmitarëve. Enver Hadri, 49 vjeç, u godit nga një plumb në kokë dhe vdiq.
Hetimi, i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit, raportoi Balkanweb.
Kthehemi te LajmAnaliza jonë e radhës për të sqaruar se cfarë lidhje kanë këto dy lajme
mes vete e mandej edhe me analizën që premtuam se do jet në lidhje me atë se a ka më BDI pasi iku Artan Grubi në arrati?!
Ata që e mbajnë mend çështjen e dosjeve të publikuara për krerët e UÇK-së në vitin 2010 ju kujtohet se përveç gjykimit pastaj se dolën falco dhe të fabrikuara në to ishte i përfshirë edhe një element i pensionuar i shërbimeve jugosllave; Bozhidar Spasiç. Pra ky është i njëjti person që para një jave u gjykua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Enver Hadrit në Bruksel në vitin 1990.
Opinionit i kujtohej se atëkohë ai ishte aq rahat sa paraqitej edhe në emisione televizive
maqedonase për të vazhduar aludimin se dosjet dhe Aleksandar Antici ishin të vërteta. Mandej u shpalos se ai vet kishte pranuar para në emër të vet nga bashkëpunëtorët
e këtuhit të cilët u gjykuan, dënuan edhe me një rast më vonë njëri prej tyre Musliu edhe u rrah fizikisht nga disa antarë të BDI-së. Por as lideri i partisë e as BDI si parti asnjëherë nuk mori masa kundër këtij Spasiçit edhe pse kishin shumë argumente dhe mundësi dhe ishin shumë vite më pas edhe pushtet në Maqedoni. Aq sa shumë herë i kishin shumë të ngushta lidhjet dhe bashkëpunimin me Serbi sa që edhe e bënë dhe implementuan projektin Ballkani i Hapur. Pra edhe pse shumë mirë ishin me Vuçiçin këto asnjëherë nuk e kërkuan Spasiçin.
Ai mbeti gjallë e shëndoshë ja pra deri tani kur u shpall vendimi për burg të përjetshëm nga gjykatë dhe në një shtet europian. Tash mbetet të shohe opinioni se si do i shkoje këtij puna me Bellgi pasi ishte aq rahat me BDI.
Por, thelbi dhe ndërlidhja e analizës tonë më këto lajme është se si BDI ka ra aq sa nuk pat
kush ti publikoje dhe ndërlidhe këto dy lajme, këtu në Maqedoni? A ka lidhje kjo me funksionimin si parti apo nuk ka mbet më aty politikë e parti, por vetëm parti e Ahmetit, Artanit, Përparimit, ryshfetit dhe krimit?! Çka ndodhi që prej parti që kërcënonte dhe për kryetarin shkepte grushta nuk gjen kush tua shkruaje dy tri rreshta?
Prej spjegimeve dhe përgjigjeve të mundshme për këtë se çka ka ndodhë në BDI si organizim dhe parti ka disa opsione:
a) I ndjeri Enver Hadri ka qenë lider dhe atdhetar dhe tjetër shqiptarë nga këto LPK-istat ku ka gravituar Ali Ahmeti dhe tjerë që ende janë në BDI. Andaj këto nuk e ndjejnë si të vetin dhe ndoshta këtu për së pari herë mësojnë për gjykatën dhe shpalljen e dënimit në Belgjikë?!
b) Pas distancimit që bëri BDI nga Artan Grubi pasi ai u dha në arrati dul lideri ende aktual i
partisë Ali Ahmeti dhe u kthye ka Artani, si me qenë i kërcënuar dhe zënë pisk. E prandaj tani askush në parti nuk do me punu nën këtë dhe për këtë lider. Qoftë as për të zbardhur kësi të rëndësishme histori?!
c) Me ikjen dhe arratinë e Artanit në fakt është shembur krejt skema e paraqitjes dhe
manipulimit me opinionin që e ka pas në dorë mu ky për BDI dhe tani aty nuk ka mbet as pare, as media e as kontakt; që të bëjë servis as kështu një lajm ose dy?!
Cili do nga këto versione dhe spjegime të jet i vërtetë është shumë keq gjendja kështu në
BDI dhe kjo shihet edhe në interpelanca dhe shumë gjëra tjera. Ne në Maqedoni kemi pa dhe mbajmë mend raste kur liderë të kërcënuar dhe të zënë kanë vazhduar të mbesin liderë partie, të zënë nga njerëz, çështje dhe insitucione, brenda dhe jashtë vendit, ne mbajmë mend parti maqedonase dhe shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, që kanë qenë vetëm parti të Kondaminasit, Daka Davidoviçit, Jugohromit, Interpromit dhe Telekomit ama e kemi pa edhe ne, e edhe vet ata njerëz brenda në ato parti, se kështu nuk bëhet politikë. Pasi mungon kryesorja vullneti dhe iniciativa të cilat në raste kështu janë dhe mbeten peng. Nuk ka ashtu liderë, ka vetëm peng politik dhe qole. Nuk zgjat kjo situatë shumë dhe shembet krejt. Dhe bëhet keq për krejt.