7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRama tregon pse tha që KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun...

Rama tregon pse tha që KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, reagimet i quan qesharake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish rreth zhvillimeve në veri të Kosovës, si dhe rreth kritikave që ai ka marrë pas deklaratës që KFOR duhet të marrë në kontroll veriun.

Rama në reagimin e tij të bërë në platformën “X”, thekson se kërkesa e tij ka të bëjë pasi që KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Më tej, Rama pohon se të njëjtën kërkesë e kishte bërë edhe presidentja Vjosa Osmani.“Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi”, deklaron Rama

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments