9.9 C
Tetovo
E diel, 15 Shtator, 2024
BallinaLajmeRama takohet me Vuçiqin në Pragë

Rama takohet me Vuçiqin në Pragë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim jozyrtar në Pragë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Vuçiq përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka publikuar edhe fotografi.

Rama ndodhet në Pragë pasi kryeqyteti çek do të presë duke nisur nga kjo e premte deri të dielën Forumin vjetor Globsec.

Gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit Rama ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mosmarrëveshjet për t’i pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.

Në  këtë forum nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments