Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas zjarreve që përfshinë vendin ditët e fundit, ku u dogjën dhjetra shtëpi dhe qindra bagëti ngordhën.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se do të kompensohet çdo qytetar që ka humbur shtëpinë dhe bagëtinë. Rama thekson se do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve në çdo bashki.
Sipas tij kush humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas dhe kush humbi krerët do t’i rifinancohen një më një.