Analisti, Fatos Lubonja komentoi në “Open” në News24, lidhur me situatën e opozitës në vend.
Lubonja u shpreh se kur Rama erdhi në pushtet eleminoi të gjitha mundësitë për rrotacion, ai ka kapur edhe median.
Lubonja u shpreh se, oligarkët janë pushtet shumë i rëndësishëm që më parë ishin të ndarë ndërsa tani janë të gjithë me Ramën, ai i mblodhi të gjithë dhe e eliminoi mundësinë e rrotacionit dhe mori pushtetin, pra ai i kontrollon të gjitha llojet e pushteteve.
Më parë njerëzit protestonin edhe për një park shumë të vogël, ndërsa sot që na kanë mbytur pallatet, e oligarkët kanë pushtuar pronat nuk lejohet më asnjë protestë, tha Lubonja.
Më tej analisti shtoi se, ne nuk e dimë sa votues kemi, ky pushtet është afër ‘’Putinizmit’’
Përse merr Tom Doshi më shumë vota se këta, sepse ka pushtet pra koha ka treguar se edhe morali nuk merr vota aq shumë sa një person që ka pushtet, u shpreh analisti.