Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se helikopterët Black Hawk, të cilët arritën sot në Shqipëri, janë një investim i rëndësishëm në modernizimin e forcave ajrore të vendit.
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, SHBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Blerja e helikopterëve Black Hawk është mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës amerikane.
