8.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeRama nga Athina: Asnjë grek nuk ka problem për shkak të kombësisë...

Rama nga Athina: Asnjë grek nuk ka problem për shkak të kombësisë së tij në Shqipëri(video)

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Athina në takimin me emigrantët Shqiptarë,  tha se gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë dhe po ndihen si në shtëpinë e tyre. Ndër të tjera Rama tha se Shqipëria nnë 10 vitet e fundit nuk u ka krijuar asnjë telash grekëve, madje presin edhe politikanë , biznesmenë dhe të tjerë që mos të vijnë vetëm për të pushuar në Shqipëri por edhe për të punuar. Rama theksoi se asnjë grek nuk ka pasur problem në 10 vitet e fundit në Shqipëri për shkak të etnisë. Edi Rama: Shqiptarët janë prej kohësh të dashuruar me brigjet e Greqisë, por gjithnjë e më shumë greket po ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre të dytë. Grekët janë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, hapur dyqane, ngritutr kompani, startuar linja investimesh dhe për të përfituar njga një regjim taksash shumë më i ulët se këtu në Greqi. Madje Shqipëria është kaq mikëproitëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grekë që proteston atje dhe vjen e humb zgjedhjet këtu. Bujrum si në shtëpunë tuaj. Ju Shqiptarët e Greqisë jeni dëshmia më e madhe, më e fortë, më e bukur e kësaj ndërlidhje me million fije të pashkëputshme të fateve në histori të dy popujve ashtu si janë qytetarët shqiptarë të minotiriteti grekë në Shqipëri një thesar i vyer që funksionon si një thesar që defakto e bën Shipërinë një ndër shembujt më përparimtarë mes të gjitha vendeve. Ata, grekët e Shqipërisë kanë halle kanë probleme, ne duhet dhe do të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta e madhe jashtë fushës së vogël me topin katror është se asnjë hall i tyre nuk është i ndryshëm nga hallet e qytetarëve shqiptarë. Në një vend si i yni që përparon çdo ditë, ku palgët e trashëgimisë së shkuar dhe të afrët janë ende jo plotësisht të mbyllura ama kurrë në asnjë rast një grekë etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur hall apo problem për shkak të kombësisë. Grekëve etnik nuk ju është mohuar e drejta e tyre e besimit, gjuhës, pronës. Kurrë asnjëher në asnjë rast qytetarëve greke të Shqipërisë nuk ju është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre etnike. Nëse flasim për pronat këtu jeni përfaqësia e Shqipërisë dhe kush nga ju që ka një shpi apo një tokë në ato zona ke ende nuk është bvërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën që ky problem është një problem i Shqipërisë dhe nuk është një problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Që të zbulosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët ku nuk ka asnjë kufi mes historisë dhe mitujve. Shqëipria nuk ka ansjë pretendim ndaj Greqisë përveçse repsektit reciprok, marrëdhënieve reciproke të fqinjësisë së mir. Jo vetëm kaq, por Shqipëria e sheh Greqinë si një partner. Ne i shohim si arsye madhore për tu afruar më shumë për tu njohur më mirë, për të gjetur zgjidhje, për tu projektuar për të ardhme, dhe duke forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha ne besojmë se kompleksiteti i marrëdhënieve tona në këtë kohë sfidash nuk mund të jetë kurrsesi një shtysë për tu mbytur

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments