-4.7 C
Tetovo
E hënë, 13 Janar, 2025
BallinaLajmeRama në 5 shtete në 48 orë në Ballkan, Kurti pranon formatin...

Rama në 5 shtete në 48 orë në Ballkan, Kurti pranon formatin e takimit “kokë më kokë” më Ramën

Kryeministri i vendit Edi Rama pritet të takohet me Kryeministrin Albin Kurti me datën 6 korrik në Prishtinë.

Rama do të zhvillojë vizita edhe në Beograd, Shkup, Sarajevë e Podgoricë ku do të takohet brenda 48 orëve me datat 6 dhe 7 korrik me liderët e rajonit për të folur për Krizën në Kosovë, Procesin e Berlinit, Open Ballkan, dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Edi Rama dhe Albin Kurti pritet që të takohen për herë të parë Kokë më Kokë me datës 6 korrik, që prej nisjes së krizës në Veriun e Kosovës, çka u bë shkak për anulimin për herë të parë të mbledhjes mes dy qeverive.

Burimet nga Prishtina Zyrtare thanë se Kurti e ka pranuar formatin e takimit në kuadër të një turi të Ramës nëpër Ballkan.

Tanimë Rama, Pasi tha se Ballkani i Hapur e ka përmbushur misionin e tij, i ka kthyer sytë nga Procesi i Berlinit.

Për këtë qëllim ai do të zhvillojë 5 vizita në vendet e Ballkanit brenda 48 orëve me datat 6 dhe 7 korrik.

Shefi i qeverisë do të takohet në ato orë me liderët e shteteve edhe  në Shkup, Podgoricë dhe Sarajevë.

Takimet më të vështira Kryeministri i Shqipërisë pritet t’i ketë në Prishtinë me Albin Kurtin, dhe në Beograd me Aleksandër Vuçiç, ku nga të dy do të kërkojë të pranojnë planin Franko-Gjerman dhe të ulin menjëherë tensionet për të mirën e tyre dhe të rajonit tonë.

Në Beograd veç bisedimeve për Kosovën, Rama pritet të ketë bisedë me Aleksandër Vuçiç edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilin Rama ka thënë më herët se e ka përmbushur misionin e tij, por Vuçiç ka insistuar se nisma duhet të vijojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments