Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale (Facebook) pamje nga Lungomare 3, që po ndërtohet në zonën nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës.
Kryeministri Rama thekson se po punohet edhe për projektin e Lungomare 4. Siç shkruan Rama, projekti do të përfshijë edhe zonën e Orikumit.
“Mirëmëngjes dhe me Lungomaren 3 që po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës, ndërkohë që punojmë me projektin e Lungomare 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën e transfomuar të Vlorës së Rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.