Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Truqi, ku është pritur nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Vizita e paparalajmëruar e Ramës në Turqi vjen vetëm një ditë para se Erdogan të niset drejt Astanas ku pritet të zhvillojë takim me presidentin rus Vladimir Putin.
Është e paqartë se për çfarë kanë diskutuar dy liderët gjatë takimit në Kompleksin Presidencial në Ankara, me dyer të mbyllura për mediat.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një fotot të publikuar në Facebook.