“Në rrugën drejt BE nuk ka dhurata, vetëm merita për t’u fituar”
Kryesocialisti Edi Rama nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale ka falenderuar liderët e Europës për urimin që i kanë bërë për fitimin e zgjedhjeve të 11 Majit.
Përmes një mesazhi në platformën “X”, Rama vlerësoi mbështetjen e Von der Leyen në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“E di që Shqipëria mund të mbështetet tek Ju dhe lidershipi Juaj. Dhe duhet ta dini se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë nuk ka dhurata për të kërkuar, vetëm merita për t’u fituar”, shkruan Rama.
Teksa e cilëson si një mik, kryesocialisti i shkruan presidentit francez Makron se, “mesazhi i tij i urimit do të thotë shumë, jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës”.
Rama ka falenderuar edhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban për mesazhet për fitimin e mandatit të katërt qeverisës.