7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRama: Edhe BE’ja është përgjegjëse për taksën ndaj Serbisë, veç i gënjeu...

Rama: Edhe BE’ja është përgjegjëse për taksën ndaj Serbisë, veç i gënjeu kosovarët për viza e nuk ua hoqi

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka thënë shtypit francez se stërzgjatja e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të vendeve të Ballkanit, mund të sjell situatë të keqe në këtë rajon. Ai thotë se prolongimi kaq i gjatë i një procesi të tillë, po i sjell telashe Ballkanit, shkruan Periskopi. Sa për taksën e vendosur nga Kosova për mallrat serbe, Rama fajëson edhe vetë Bashkimin Evropian. Thotë se Prishtina mori këtë hap edhe si pasojë e një ‘shpërthimi politik’ për shkak se mori shumë premtime nga BE’ja për liberalizim vizazh e liberalizimi nuk ndodhi…

Në vendet e Ballkanit, situata është më e keqe se dy vite më parë dhe kjo është si pasojë e ngadalësimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, thotë kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për France Press, përcjell Periskopi.

France Press shkruan se Mali i Zi dhe Serbia kanë filluar negociatat me BE’në derisa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do t’i fillojnë negociatat në qershor derisa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë gjithashtu në pritje për t’iu bashkuar BE’së. Megjithatë, derisa në vetë Evropën do të ketë zgjedhje, shpresat po shuhen edhe më shumë se ‘dikush do të mirëpritet në BE’.

Edi Rama i thotë shtypit francez se do të mund ta kuptonte këtë situatë në kontekstin e rritjes së populizmit dhe euroskepticizmit. Mirëpo, kryeministri shqiptar në këtë intervistë, paralajmëron se një gjë e tillë mund të ketë pasoja si dhe i rikujton shtypit francez se i aka kujtuar edhe Preisdentit të Komisionit Evropian, Jean – Claude Juncker se nëse BE’ja prolongon këtë proces, atëhërë mund të ketë pasoja si ato të viteve 90’të në Ballkan, përcjell Periskopi.

‘Kur thua Evropë ose luftë, është shumë e qartë se cili rajon definohet me këtë (sinonim) dhe në cilin rajon është jetuar shumë keq me shekuj të tërë”, thotë Edi Rama.

Kryeministri shqiptar ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në shkrimin e saj, Francë press, kthen një histori të shkurtër mes Kosovës dhe Serbisë, prej shpalljes së pavarësisë e këndej.

“Në fund të vitit 2018, Prishtina vendosi taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, veprim të cilin Bashkimi Evropian e qortoi”, shkruan medium francez, përcjell Periskopi.

Megjithatë, Rama beson se vetë Bashkimi Evropian është pjesë e përgjegjësisë për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Kosovës, derisa thotë ai, se Prishtina ende nuk ka marrë as liberalizimin e vizave për qytetarët e vetë (Kosovës v.j), ‘megjithëse ishte një premtim i BE’së”, thotë ai.

Rama i ka thënë mediumit francez se Prishtina i ka kryer të gjitha obligimet sa i përket liberalizimit të vizave dhe për këtë, Parlamenti Evropian ka dhënë një mendim pozitiv, por ai vazhdon tutje se ‘shtetet anëtare nuk bënë asgjë në këtë drejtim’.

Në këtë kontekst, thotë Rama, ‘vendosja e barrierave nga ana e Kosovës ishte një farë shpërthimi politik’. /Periskopi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments