Kemi pasur konsultime me kryetarin Ali Ahmeti dhe duke pasur parasysh zhvillimet që kanë ndodhur në BDI ishte propozimi i kryetarit Ahmeti që unë të pranoj rolin e kordinatorit në komunën e Sarajit dhe unë kam dhënë pëlqimin tim ndërsa vendimi është i kryetarit Ahmeti, deklaroi Rafiz Aliti për TV SHENJA në lidhje me emërimin e tij si kordinator për degën e BDI-së në Saraj.
“Ka ardh deri këtu për shkak të mospajtimeve brenda BDI-së me siguri Ahmeti në këtë drejtim ka bërë vlerësimin që interesi I BDI-së është që të mos vazhdojnë edhe më tutje përçarjet brenda aktivit politik në degën e Sarajit dhe pikërisht kjo është sipas meje ajo pse edhe është marrë ky hap nga kryetari”, deklaroi Aliti.