Koordinatori i degës së BDI-së në Saraj, Rafis Aliti thotë se nuk pretendon të merr degën e Sarajit por të bashkojë aktivistët politikë dhe t’i tejkalojë pakënaqësitë. Sipas Alitit Grupi i Zjarrit nuk është i sinqertë në arsyet kundër ekzekutivit. Ai e vlerëson si gabim qasjen e fraksionit tashmë të deklaruar pasi sipas tij, vërejtjet duhet thuhen në parti dhe jo në publik. Aliti në emisionin Rruga drejt… që transmetohet sonte në orën 22:20 në Alsat foli edhe për statusin e ish luftëtarëve të UÇK-së.
“Nuk kam ambicie të jem as kryetar dege dhe as pozicion tjetër, përkundrazi këtë e bëj sepse ndjej obligim unë dhe kryetari Ahmeti ndaj elektoratit të BDI-së në Saraj i cili 20 vite na ka mbështet dhe BDI në Saraj çdoherë ka qenë fitues. Grupi i zjarrit nuk është i pakënaqur shkaku se nuk është punuar, ky grup ishte kundër emërimit të këtyre personave që janë sot ministrat të BDI-së. Ende pa u formuar Qeveria ata shprehën pakënaqësi e veta por në fund prapë e votuan Qeverinë”, tha Rafis Aliti, Koordinator i degës së BDI-së në Saraj. /Alsat.mk