Policia do të vazhdojë ta ruajë Venko Filipçen edhe pse ai nuk është më ministër i Shëndetësisë – mëson Radio Lider nga burime policore.
Siç mësohet, Venko Filipçe dje ka dorëzuar kërkesë në MPB që të vazhdojë me sigurimin e tij personal dhe shoferin pasi dyshohet se ka pasur kërcënime me jetë.
Nuk ka detaje për kërcënimet, por duket qartë se ish-ministri do të vijojë të sigurohet me shpenzime shtetërore.
Lideri ka dërguar pyetje në MPB, por deri në momentin e publikimit të këtij informacioni nuk kemi asnjë përgjigje se pse do t’i jepet Filipçes.