17 C
Tetovo
E enjte, 21 Gusht, 2025
BallinaLajmeQytetari, Bajram Rexhepit: Ne i besuam këtij kryetari por na la pa...

Qytetari, Bajram Rexhepit: Ne i besuam këtij kryetari por na la pa ujë, na i riti tatimet dhe mbeturinat, Rexhepi na jepni mundësinë që për 100 ditë zgjidhim këtë hall tuajn

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi gjatë takimit të sontëm me banorët e lagjes Drenovec në Tetovë është befasur nga një i moshuar i cili mori fjalën dhe iu drejtua Rexhepit se ndjehet i zhgënjyer nga kryetari aktual i komunës së Tetovës, Bilall Kasami pasi sipas të njejtit Kasami ju premtoi ujë ndërsa ujë skanë dhe përveç kësaj ai u ankua se Kasami ua ka ritur tatimet dhe çmimin e mbeturinave, shkruan Top24

“Të shoh se ke nijetin e mirë dhe VallAhe të premtoj se votën tonë da e keshë se ne i kemi besu këtij kryetari që është se na premtuan ujë por ujë skemi pikë as për banjo. Na premtoj se de na ndihmoje në lagje ti regullojmë disa rugë as ato su bënë, na e ka rit çmimin e (l]porezit) tatimit, po ashtu edhe çmimin e (bërllokeve) mbeturinave duke na i  dyfushu (dupllo) ma shtenjtë” tha i moshuari.

Rexhepi theksoi se gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes me komunën e Tetovës, do angazhohet që çdo shtëpi në qytet të ketë ujë të mjaftueshëm dhe se kjo do të jetë edhe një prioritet tepër i rëndësishëm pasi uji është çelsi i jetës për çdo amvisëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments