2.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeQytetarët të pambrojtur nga mashtrimi në Big Commerce+?!“Maqedonia, Turqia, Palestina me më...

Qytetarët të pambrojtur nga mashtrimi në Big Commerce+?!“Maqedonia, Turqia, Palestina me më shumë përdorues. Maqedonia e Veriut pa mekanizma mbrojtës!

Përdorimi i skemës piramidale online Big Commerce+ ka qenë temë diskutimi në ClickPlus në TV21.

Sipas studimit të informaticientit, Llokman Musliu, përdoruesit më të mëdhenj të saj dalin të jenë qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Palestina.

“Nga trafiku i ueb faqes del se ajo është më e famshme në Maqedoni, Turqi, Palestina… Janë informata që mund të kontrollohen. Por sërish, si platforma kanë targetin e tyre dhe këta janë persona që nuk i kanë informacionet e duhura se si funksionojnë investimet digjitale. Për shembull, pre e këtij programi nuk mund të jetë dikush që me vite merret me monedha digjitale”, ka thënë Musliu./

Duket se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të pambrojtur nga skema e mashtrimit në Big Commerce+.

Kjo pasi siç bëri të ditur ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Haliti në ClickPlus në TV21, shteti është e limituar që t’i mbrojë qytetarët nga kompani fiktive siç është Big Commerce+.

“Tash kur bëhet pyetja se shteti çfarë mekanizma ka, më duhet ta konstatoj se shteti në fakt është i limituar që t’i mbrojë qytetarët nga këto skema sepse në parim, shteti, nëse ndonjë person juridik, ndonjë kompani e regjistruar në Maqedoni bën dallavare, gjegjësisht i dëmton qytetarët, në ato raste shteti e ka shumë të lehtë ta përndjek personin juridik. Por, në rastin kur firmat e caktuara fiktive, siç është Big Commerce+, origjinën nuk e kanë këtu te ne, e vetmja mundësi që e ka shteti është t’u dërgojë kërkesë “internet service provider”-ëve që ata ta bllokojnë një IP të caktuar”, tha Haliti.

Për informaticientët kjo nuk do të thotë asgjë pasi ata e dinë shumë se IP adresat mund të ndërrohen shumë shpejtë.

“Kështu ata vazhdojnë mashtrimin e tyre”, tha më tej Haliti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments