1.7 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQytetarët po rrjepën nga përmbaruesit

Qytetarët po rrjepën nga përmbaruesit

Ligji u miratua, por nuk zbatohet! Kjo periudhë ka bërë që përmbaruesit të nxitojnë me mbledhje të borxheve, kurse qytetarët thonë se do t’i padisin. Mbi 120 mijë xhirollogari të bllokuara aktualisht, si të qytetarëve si persona fizik, ashtu edhe të kompanive private si persona juridikë. Ligji i vjetërsimit të borxheve për llogaritë mbi 10 vjet nuk funksionon në praktikë sepse vetë përmbaruesit refuzojnë të shlyejnë borxhet. Nuk do të ketë vjetërsim dhe fshirje të borxheve të ndërmarrjeve publike, komunave dhe qytetarëve, pasi shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve me shumë paqartësi, thonë nga Oda e Përmbaruesve.

Përmbaruesi nuk është kompetent sipas detyrës zyrtare të vendosë për vjetërsimin e kërkesës, të përcaktuar në shkresën përmbaruese, për të cilën është paraqitur kërkesë për përmbarim. Çdo parashtresë nga një palë në të cilën thirret vjetërsimin i lëndës, përmbaruesi do ta refuzojë me konkluzion për shkak të mos kompetencës”, thonë nga Oda e Përmbaruesve.

Me këtë ligj borxhet skadojnë, pas kësaj interesi nuk duhet të jetë më i lartë se borxhi kryesor, ndërsa për kreditë e shpejta kostot administrative duhet të jenë deri në 60%. Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale Marjan Ristevski, tha se për momentin ka një kaos të përgjithshëm. Qytetarët janë të revoltuar edhe me Ministrinë e Drejtësisë, nën kompetencat e të cilës janë përmbaruesit.

“Nga Oda e Përmbaruesve na kanë dërguar një shkresë përmes së cilës përmbaruesit thonë se nuk janë kompetent të vërtetojnë vjetërsimin e lëndëve dhe tani u krijua një huti te qytetarët. Për shkak të saj ne i bëjmë thirrje publike Ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, në kompetencat e të cilit punojnë përmbaruesit. Ai duhet të lëshojë ekzemplarë të caktuar me të cilët do të procedojnë përmbaruesit. Ministri Lloga duhet të mbaj takim me ata tu jep formular ku përmbaruesit nuk do të përcaktojnë vjetërsinë, por do të sjellin konstatim me kërkesë të qytetarëve se një lëndë e caktuar është vjetërsuar”, deklaroi Marjan Risteski, Kryetar i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë.

Kuvendi muajin e kaluar miratoi ndryshimet në Ligjet për Përmbarimin dhe Marrëdhëniet e Obligacioneve për të ulur keqpërdorimet, pra për të reduktuar mundësinë e fitimeve alternative me interes, si dhe për të stimuluar kreditorët për më shumë efikasitet dhe reagim më të shpejtë. Kuvendi duhet të dalë me një interpretim autentik të ligjit që të mos ketë manipulime të ndryshme, thonë nga Konfederata e Sindikatave. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments